UEFA vijon inspektimet për EURO U-21 në vitin 2027, vizita teknike në stadiumet pritëse në Shqipëri

Përfaqësues të UEFA-s kanë zhvilluar vizitën e radhës në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, ku vendi ynë do të jetë një nga dy organizatorët e këtij kompeticioni prestigjioz.


Përfaqësues të UEFA-s kanë zhvilluar vizitën e radhës në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, ku vendi ynë do të jetë një nga dy organizatorët e këtij kompeticioni prestigjioz.

Gjatë katër ditëve të inspektimeve, ekspertët e UEFA-s kanë vizituar stadiumet që do të presin ndeshjet e turneut, duke u fokusuar në aspektet teknike dhe operacionale të organizimit.

Në qendër të vëmendjes kanë qenë sistemet e ndriçimit, gjeneratorët rezervë, masat e sigurisë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm që lidhen me standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Vizita nisi me inspektimin e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa më pas delegacioni u ndal në “Elbasan Arena”.

Në ditën e tretë të axhendës, përfaqësuesit e UEFA-s zhvilluan vizita në stadiumin “Air Albania” dhe në “Arena e Demave”, dy impiante ku aktualisht po kryhen investime të rëndësishme infrastrukturore në funksion të EURO U-21 2027.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni u njoh nga afër me ecurinë e punimeve në stadiumin “Air Albania”, ku po realizohet përmirësimi i bazamentit të fushës dhe vendosja e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të UEFA-s.

Po ashtu, përfaqësuesit e UEFA-s panë nga afër edhe punimet që po zhvillohen në “Arena e Demave”, ku ka nisur procesi i zëvendësimit të tapetit artificial me bar natyral.

Ky investim përfshin heqjen e sipërfaqes ekzistuese, instalimin e sistemit të vaditjes dhe krijimin e një terreni të ri loje, që do të përmbushë kërkesat për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Vizita e radhës konfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes FSHF-së dhe UEFA-s në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027.

Federata e Futbollit vijon të punojë për përmbushjen e të gjitha standardeve organizative dhe infrastrukturore, me synimin që Shqipëria të presë me sukses një nga eventet më të rëndësishme të futbollit europian për të rinj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë