Begaj pret presidentin e Lituanisë, mbështetje Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Presidenti Bajram Begaj priti sot Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.


Presidenti Bajram Begaj priti sot Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti lituanez në Shqipëri.

Intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha zhvillimore, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë në rajon dhe Evropë dhe forcimi i partneritetit si anëtarë në NATO ishin në fokus të takimit.

Kreu i Shtetit riafirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Lituanisë, të zhvilluara mbi bazën e besimit, solidaritetit dhe një vizioni të përbashkët Euroatlantik.

Presidenti Begaj mori mbështetjen nga homologu i tij për avancimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takim u konfirmua se një nga prioritetet e Presidencës lituaneze në 6-mujorin e parë të vitit 2027 është mbështetja e Shqipërisë dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë proces zgjerimi, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në vijën e parë të anëtarësimit.

Presidenti i Republikës theksoi se anëtarësimi në BE mbetet prioritet kombëtar i Shqipërisë.

“Shqipëria, – theksoi Kreu i Shtetit, – do të vazhdojë me vendosmëri reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Gjatë deklaratave për mediat, Presidentët e të dyja vendeve vlerësuan, gjithashtu, dialogun politik, ndërsa shprehën besimin për ta ngritur atë në bashkëpunim të prekshëm.

Gjithashtu, të dy presidentët shprehën vullnet të përbashkët për lidhje më të forta ekonomike, duke parë mundësi të reja për investime.

Kreu i Shtetit theksoi rolin e Shqipërisë si kontribuuese në sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë në përputhje të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si pjesëmarrëse aktive në misionet dhe operacionet e BE-së, si dhe në mbështetje të fortë për Ukrainën.

Në këtë takim u konfirmua se Shqipëria dhe Lituania, si dy anëtare të NATO-s, ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë Euroatlantike. “Në kushtet e sfidave të shtuara të sigurisë në Evropë, uniteti dhe solidariteti i Aleancës mbeten thelbësore”, theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti Nausėda siguroi Presidentin Begaj për mbështetjen e Shqipërisë si vend organizator i Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu

Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu

Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.