
Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha i shprehu sot ngushëllimet familjeve të viktimave nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha i shprehu sot ngushëllimet familjeve të viktimave nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë.
“Thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku u përfshi një helikopter i EUFOR-it; ngjarje e cila mori tri jetë dhe la dymbëdhjetë persona të lënduar. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për Qeverinë dhe popullin e Italisë. Mendimet tona janë gjithashtu pranë të gjithë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, u shpreh Hoxha.
Në këtë moment të vështirë, Hoxha theksoi se Shqipëria qëndron fuqimisht krah Italisë, vendit mik dhe aleat në NATO, si dhe në krah të gjithë komunitetit të EUFOR-it, ku personeli shqiptar shërben me krenari përkrah kolegëve italianë dhe ushtarakëve të tjerë, në një angazhim të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Bosnjë-Hercegovinë.
Burimi ATSH



















