Gjeneral major Ferdinand Dimo merr komandën e Akademisë së FA, Nufi: Arsimi ushtarak, pararojë

Gjeneral major Ferdinand Dimo ka marrë zyrtarisht drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), pas dorëzimit të komandës nga gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj.


Gjeneral major Ferdinand Dimo ka marrë zyrtarisht drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), pas dorëzimit të komandës nga gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji; gjeneralë, oficerë, pedagogë, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të urdhrave përkatës, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj vlerësoi bashkëpunimin gjatë drejtimit të Akademisë.

Ndërsa gjeneral major Ferdinand Dimo shprehu angazhimin për të vijuar modernizimin dhe forcimin e institucionit në përputhje me standardet e NATO-s. Një nga momentet simbolike të ceremonisë ishte dorëzimi i flamurit të komandës, që shënoi zyrtarisht kalimin e drejtimit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Ermal Nufi vlerësoi kontributin e gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj në drejtimin e Akademisë, duke theksuar zhvillimet e rëndësishme të institucionit në konsolidimin akademik, forcimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e projekteve infrastrukturore.

“Akreditimi i Akademisë vitin e kaluar përbën një arritje të rëndësishme institucionale, duke dëshmuar seriozitetin, standardet dhe cilësinë e punës së bërë nga stafi akademik dhe drejtuesit e këtij institucioni. Po aq domethënës është edhe progresi i bërë për kampusin e ri të Akademisë, i cili do të mikpresë studentët vitin e ardhshëm akademik, një investim strategjik për të ardhmen e arsimit ushtarak dhe për standardet që synojmë të arrijmë si vend anëtar i NATO”, theksoi ministri Nufi.

Duke uruar gjeneral major Ferdinand Dimon për detyrën e re, ministri Nufi theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol kyç në formimin profesional të oficerëve, zhvillimin e mendimit strategjik, kulturës së sigurisë dhe kapaciteteve të lidershipit për Forcat e Armatosura.

“Akademia e Forcave të Armatosura duhet të jetë qendra ku formohen oficerët e së nesërmes, oficerë të aftë për të komanduar, për të menduar në mënyrë strategjike dhe për t’u përballur me sfidat komplekse të sigurisë moderne, sikurse duhet të konsolidohet sistematikisht si qendër e rëndësishme edhe e kërkimit shkencor në vend. Ne jemi mëse të vendosur që mos të ndalim në asnjë moment ritmin për modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak. Në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministrinë e Arsimit dhe partnerët tanë euroatlantikë, do të çojmë përpara vizionin e ndërtimit të një sistemi ushtarak cilësor, konkurrues dhe plotësisht të ndërveprueshëm me standardet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes.

Ai garantoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për vijimin e reformave dhe modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak, për të rritur kapacitetet profesionale të Forcave tona të Armatosura.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…