Kosova dhe Shqipëria do të bashkojnë në sigurinë e kufirit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) të Ministrisë Punëve të Brendshme


Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) të Ministrisë Punëve të Brendshme, ku u pritën nga Drejtori i Departamentit për Kufi, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe Koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi.

Qëllimi i vizitës ishte në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, pas vizitës studimore të delegacionit të Policisë së Shtetit Shqiptar në QKMK gjatë muajit prill.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e QKMK-së prezantuan mekanizmat dhe kapacitetet e ndërtuara në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), me theks të veçantë në rolin e QKMK-së në koordinimin dhe bashkërendimin 24/7 të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kufitare.

Me këtë rast, Ambasadori Malaj vlerësoi lart punën dhe profesionalizmin e zyrtarëve të QKMK-së, duke theksuar se kjo qendër përfaqëson një model të avancuar të bashkërendimit institucional në rajon dhe një mekanizëm kyç në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme në kufi dhe brenda territorit.

Gjithashtu, ai rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin në projektet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërshtetëror.

Pas takimit, delegacioni zhvilloi një vizitë në ambientet operative të QKMK-së dhe njësive të saj vartëse, ku u njoftua nga afër me punën dhe funksionimin e qendrës.

/KosovaPress/

Dita e Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura Italiane

Në mbrëmjen e 24 nëntorit, në hotel "Tirana International", në praninë e Ambasadorit italian, Sh.T. Marco Alberti, dhe Atasheut Ushtarak,…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dita e Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura Italiane

Në mbrëmjen e 24 nëntorit, në hotel "Tirana International", në praninë e Ambasadorit italian, Sh.T. Marco Alberti, dhe Atasheut Ushtarak,…