MD: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se Shqipëria doli me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.


Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se Shqipëria doli me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të dhënat tregojnë përmirësim të ndjeshëm në të gjitha dimensionet kryesore të sistemit gjyqësor krahasuar me vitin 2020.

“Besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar — nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale, dimensioni me rritjen më të madh, ka shënuar +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv kanë kaluar nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%. Reduktimi i korrupsionit perceptohet si arritja kryesore e kësaj periudhe”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u shpreh se 72% e qytetarëve nuk e konsiderojnë sistemin financiarisht të përballueshëm.

“Ky hendek nuk na turpëron, na orienton. Drejtësia që kushton shumë nuk është drejtësi për të gjithë”, tha Gogu në fjalimin e tij përshëndetës.

Ministria ka njoftuar tri masa konkrete si përgjigje: zgjerimin e ndihmës juridike falas, digjitalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit të çështjeve deri në dhjetor 2027, dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore, 100 vende stafi administrativ dhe 35 kuota për ndihmës magjistratë të miratuara vetëm këtë vit.

“Këto të dhëna nuk do t’i përdorim si trofe. Do t’i përdorim si busull, sepse Brukseli nuk pyet vetëm për ligjet, por për besimin që qytetarët kanë tek ligjet”, theksoi Gogu.

Anketa përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përbën një nga instrumentet kryesore të monitorimit të drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MD: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se Shqipëria doli me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MD: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se Shqipëria doli me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga…