“Otello” në ArTurbina, Gonxhja: Rikthim madhështor i klasikëve në skenën

Shfaqja “Otello” është cilësuar si një nga sukseset në skenën e Teatri Kombëtar, duke tërhequr vëmendjen e artdashësve dhe publikut të gjerë.


Shfaqja “Otello” është cilësuar si një nga sukseset në skenën e Teatri Kombëtar, duke tërhequr vëmendjen e artdashësve dhe publikut të gjerë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga shfaqja, si dhe pamje nga publiku i pranishëm në sallë, duke e vlerësuar produksionin si një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik.

“Një nga tragjeditë më të fuqishme të William Shakespeare vjen në ‘ArTurbina’, nën regjinë e Qëndrim Rijani, duke sjellë një interpretim bashkëkohor të dramës së pushtetit, xhelozisë, dashurisë dhe manipulimit”, shkruan Gonxhja në postimin e tij.

Shfaqja vjen me përkthimin e njohur të Fan Noli, ndërsa në skenë interpretojnë një kast i gjerë aktorësh të njohur të teatrit shqiptar.

Në role kryesore janë Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Linda Jarani, Donald Shehu, Luli Bitri, Viktor Zhusti, si dhe artistë të tjerë të njohur të skenës.

Ministri u shpreh se “Otello” konsiderohet një produksion i rëndësishëm që pasuron jetën artistike dhe teatrale në vend, duke sjellë një interpretim bashkëkohor të një prej veprave më të mëdha të dramaturgjisë botërore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan momente nga vizita në Estoni

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e tij zyrtare në Estonia, ku u prit nga…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan momente nga vizita në Estoni

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e tij zyrtare në Estonia, ku u prit nga…