EU4Municipalities prezantohet në Mirditë, Heikkinen: 6.5 milionë euro grante për bashkitë

Zyra e Bashkimit Evropian në vendin tonë njoftoi se prezantoi në Rrëshen projektin e ri EU4Municipalities, një program prej 11 milionë eurosh për bashkitë shqiptare, i financuar nga Bashkimi Evropian, i bashkëfinancuar nga Gjermania dhe i zbatuar nga GIZ.


Në kuadër të Javës së Evropës 2026, në bashkinë Mirditë u zhvillua aktiviteti rajonal për prezantimin e projektit të ri EU4Municipalities, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucioneve qendrore dhe vendore, partnerëve ndërkombëtarë, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Zyra e Bashkimit Evropian në vendin tonë njoftoi se prezantoi në Rrëshen projektin e ri EU4Municipalities, një program prej 11 milionë eurosh për bashkitë shqiptare, i financuar nga Bashkimi Evropian, i bashkëfinancuar nga Gjermania dhe i zbatuar nga GIZ.

Gjatë aktivitetit, shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ritva Heikkinen, theksoi rëndësinë e mbështetjes së BE-së për komunitetet lokale.

“Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nis në fshatrat, qytetet dhe bashkitë tuaja. Pikërisht në vende si Mirdita, mbështetja e BE-se bën vërtet diferencën. Shpresoj që të gjitha bashkitë të jenë përgatitur mirë për fazën e re të EU4Municipalities, ku 6.5 milionë euro janë parashikuar në grante për bashkitë,” tha Ritva Heikkinen.

Përfaqësues të Bashkisë, Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës Austriake vizituan edhe Info-Kullën në Rubik, një pikë informacioni turistik e rikonstruktuar me mbështetjen e BE-së përmes projektit EFFORT, me qëllim përmirësimin e eficiencës së energjisë.

Dita vijoi me vizita në projekte të tjera të financuara nga BE-ja, që mbështesin komunitetin dhe turizmin lokal, përfshirë kopshtin dhe çerdhen “Bleta Punëtore”, të rindërtuar përmes EU4Schools, si dhe Kishën e Manastirit në Rubik, të risjellë në jetë përmes EU4Culture.

Burimi ATSH

Marrëveshje me Italinë: Program pilot në Mjekësinë Nukleare dhe Radiologji, Onkologjia Kombëtare nis në janar 2027

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) dhe…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëveshje me Italinë: Program pilot në Mjekësinë Nukleare dhe Radiologji, Onkologjia Kombëtare nis në janar 2027

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) dhe…