Dëgjesa në Fier për reformën territoriale, Mazniku: Sfidë e bashkive, mundësia reale për të ofruar shërbime cilësore

Bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku, gjatë dëgjesës që po zhvillohet në Fier, deklaroi se një nga sfidat më të mëdha të pushtetit vendor mbetet eficienca e funksioneve dhe garantimi i një zhvillimi koheziv mes bashkive, duke ofruar shërbime cilësore dhe të barabarta për qytetarët


Bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku, gjatë dëgjesës që po zhvillohet në Fier, deklaroi se një nga sfidat më të mëdha të pushtetit vendor mbetet eficienca e funksioneve dhe garantimi i një zhvillimi koheziv mes bashkive, duke ofruar shërbime cilësore dhe të barabarta për qytetarët

Sipas tij, reforma duhet të adresojë aftësinë reale të bashkive për të përballuar funksionet që kanë, burimet financiare në dispozicion dhe mënyrën si mund të përmirësohet cilësia e shërbimeve në të gjithë territorin e tyre.

“Sfida kryesore mbetet eficienca e funksioneve dhe mundësia reale e bashkive për të ofruar shërbime cilësore e të qëndrueshme. A kanë bashkitë të ardhura të mjaftueshme? A ia dalin t’u përgjigjen siç duhet nevojave të qytetarëve? Një tjetër sfidë është zhvillimi koheziv, pra i njëjtëtrajtshëm dhe garantimi i shërbimeve të barabarta për qytetarët, ndërsa ndryshimet demografike dhe lëvizja nga fshati drejt qyteteve kërkojnë një qasje të re për fuqizimin e bashkive”, theksoi ai.

Mazniku u ndal edhe te perspektiva europiane e Shqipërisë, duke nënvizuar se një pjesë e madhe e legjislacionit të Bashkimit Europian zbatohet në nivel vendor, çka kërkon struktura më të forta dhe më të përgatitura për të përthithur fondet dhe programet europiane të zhvillimit.

“Nëse në vitin 2029 Shqipëria do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian, atëherë një pjesë e madhe e legjislacionit europian do të zbatohet në nivel vendor. Kjo ngre pyetjen se si do të ndërtohen strukturat e pushtetit vendor për të absorbuar fondet europiane dhe për t’u përgatitur për programet e kohezionit social dhe zhvillimit që ofron BE-ja

Të gjitha këto krijojnë nevojën për një reformë të re: nga kompetencat që duhet të kenë bashkitë, te mënyra si do të funksionojë financimi, në kombinim me organizimin territorial. Sfida është të gjendet pika e balancës mes eficencës dhe afërsisë me territorin, në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Dhe tjetra që është shumë e rëndësishme është se simund të krijojmë ekonomi shkalle, duke ruajtur njëkohësisht identitetet lokale?”, u shpreh Mazniku

Në fund të fjalës së tij Mazniku vlerësoi gjithashtu faktin që dëgjesat për reformën po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike, duke e cilësuar procesin si të rëndësishëm për të ardhmen e organizimit vendor në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë

Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë

Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e…