MIE prezanton strategjinë 2026–2040: Drejtim afatgjatë i industrisë minerare në përputhje me standardet evropiane

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar gjatë një takimi në Tiranë, Strategjinë Kombëtare Minerare 2026–2040


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar gjatë një takimi në Tiranë, Strategjinë Kombëtare Minerare 2026–2040, një dokument afatgjatë që synon transformimin e industrisë nxjerrëse në një sektor modern, të qëndrueshëm dhe të integruar me tregun e Bashkimit Evropian.

Strategjia mbështetet në tre dokumente kyçe: NSDI 2030, Aktin Evropian për Lëndët e Para Kritike (CRMA – Rregullorja BE 2024/1252) dhe Strategjinë Kombëtare të Specializimit të Mençur 2025–2030, duke orientuar sektorin drejt inovacionit, dixhitalizimit dhe teknologjive të gjelbra.

Drejtori i Drejtorisë së Programeve dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Minierave, Dhori Dapi, u shpreh se strategjia krijon bazat për një industri minerare më konkurruese dhe më tërheqëse për investimet vendase dhe të huaja.

“Kjo strategji i jep industrisë minerare shqiptare një drejtim të qartë dhe afatgjatë, në përputhje me standardet evropiane. Ajo synon rritjen e vlerës së shtuar, forcimin e eksplorimit gjeologjik dhe modernizimin teknologjik në funksion të lëndëve të para kritike,” deklaroi Dapi.

Strategjia parashikon: rritjen e eksplorimit dhe rivlerësimin e rezervave minerale; zhvillimin e kapaciteteve për përpunimin dhe rafinimin brenda vendit; rikuperimin e metaleve nga mbetjet historike minerare; dixhitalizimin e plotë të të dhënave gjeologjike; forcimin e sigurisë teknike në industri; mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë; rigjallërimin e arsimit profesional dhe kërkimit shkencor në fushat e gjeologjisë dhe minierave.

Sipas Dapit, dokumenti synon ta pozicionojë Shqipërinë si një qendër rajonale për mineralet strategjike, duke mbështetur tranzicionin e gjelbër dhe furnizimin e qëndrueshëm me lëndë të para për ekonominë evropiane.

Burimi ATSH

Shqipëri-Itali, bashkëpunim për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë filmike

Ministri i Kulturës i Italisë, Alessandro Giuli, së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizituan Arkivin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Itali, bashkëpunim për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë filmike

Ministri i Kulturës i Italisë, Alessandro Giuli, së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizituan Arkivin…