Delegacioni parlamentar suedez viziton qendrën e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve urbane në Berat
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, së bashku me kryetarin e bashkisë Berat, Ervin Ceca, pritën një delegacion parlamentar suedez, anëtarë të Komisionit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Suedisë, të kryesuar nga Morgan Johansson.

Gjatë vizitës në Berat, delegacioni u njoh nga afër me qendrën e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve urbane, një investim i realizuar me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë, si dhe me projektet konkrete që synojnë përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Pjesë e vizitës ishte edhe njohja me aktivitetin e ndërmarrjes “Berat City Green”, e cila prej më shumë se 15 muajsh po zbaton ndarjen e mbetjeve në burim në qytet. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar dhe shitur rreth 200 ton materiale të riciklueshme.
Ky projekt ka kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në përmbushjen e standardeve europiane për një qytet më të pastër dhe më të qëndrueshëm, duke përmirësuar njëkohësisht efikasitetin e shërbimeve publike.
Demo e cilësoi vizitën si një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe angazhimit të Bashkisë Berat për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe mirëqeverisje lokale, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve.
Burimi ATSH