Prezantohet projekti për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, Gonxhja: Rikthejmë identitetin historik dhe rolin në jetën e qytetit

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të Albanian-American Development Foundation.


Projekti për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, nismë që synon transformimin e saj në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik pati prezantimin e parë zyrtar.

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të Albanian-American Development Foundation.

Projekti u prezantua nga arkitekti Emre Arolat, në bashkëpunim me MVM Architecture.

Ndërsa solli momente nga aktiviteti, ministri Gonxhja theksoi se ky projekt synon rikthimin e identitetit historik dhe vlerave arkeologjike të kalasë, si dhe integrimin e saj në jetën e përditshme të qytetit.

“Ky është prezantimi i parë zyrtar i një projekti që synon transformimin e Kalasë së Elbasanit në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik, duke i rikthyer identitetin historik dhe rolin e saj në jetën e qytetit”, u shpreh Gonxhja.

Ai bëri të ditur se projekti parashikon ndërhyrje të integruara për përmirësimin e hapësirave publike dhe zhvillimin e potencialit turistik.

“Synimi ynë është ta kthejmë Kalanë në një motor të ri zhvillimi ekonomik dhe kulturor për Elbasanin, përmes rijetëzimit të zonës historike dhe rritjes së atraktivitetit për vizitorët”, tha ministri.

Pas këtij prezantimi, pritet vijimi i procedurave institucionale dhe rakordimi ndërmjet palëve përkatëse deri në miratimin përfundimtar të projektit.

Hartimi i projektit financohet nga Albanian-American Development Foundation, e cila sjell ekspertizë nga arkitektë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas për realizimin e kësaj nisme.

Kalaja e Elbasanit është Monument Kulture i Kategorisë I. Studime arkeologjike kanë zbuluar teknikat e ndërtimit dhe historinë e saj. Kalaja përfaqëson një kastrum klasik, e cila i përmbahet rregullave të ndërtimit romak.

Sot në brendësi të kalasë ka ndërtesa karakteristike të shpallura për nga rëndësia dhe arkitektura si monumente kulture, teka është një nga objektet më të vizituara në Elbasan, nga turistët e huaj.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…