Diella me risi në e-Albania, Rama: 19 shërbime për pensionistët me komandë zanore

Kryeministri Edi Rama prezantoi risitë e versionit 4.0 të aplikacionit e-Albania, ku ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella mundëson komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe lehtëson marrjen e shërbimeve publike përmes komandave zanore dhe bisedës në gjuhë natyrale.


Kryeministri Edi Rama prezantoi risitë e versionit 4.0 të aplikacionit e-Albania, ku ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella mundëson komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe lehtëson marrjen e shërbimeve publike përmes komandave zanore dhe bisedës në gjuhë natyrale.

Në një demonstrim të funksioneve të reja, Rama tregoi se qytetarët mund t’i drejtohen Diellës për të marrë informacion dhe për të kryer procedura të ndryshme, pa qenë e nevojshme të ndjekin të gjithë hapat që kërkoheshin më parë në platformë.

“Një aplikacion i ri për e-Albania, ku qytetari komunikon drejtpërdrejt me Diellën, njësoj sikur të ishte duke biseduar me një person tjetër”, u shpreh Rama.

Gjatë demonstrimit, u paraqit mundësia që përdoruesit t’i drejtojnë asistentit pyetje për shërbime të ndryshme, si verifikimi i pikëve të patentës apo gjenerimi i një vërtetimi pensioni.

Në rastin e vërtetimit të pensionit, Diella e orienton qytetarin përmes disa pyetjeve, përfshirë nëse dokumenti kërkohet për përdorim brenda apo jashtë vendit, dhe më pas vijon me gjenerimin e tij.

Sipas demonstrimit, komunikimi mund të realizohet edhe përmes opsionit chat, duke i dhënë përdoruesit mundësinë të kërkojë shërbimin në gjuhë të zakonshme dhe të marrë përgjigje pa pasur nevojë të përdorë terma teknikë.

Një tjetër risi e versionit 4.0 lidhet me lehtësimin e shërbimeve për pensionistët.

Sipas prezantimit, 19 shërbime mund të gjenerohen përmes komandave zanore, pas një komunikimi të thjeshtë me asistentin virtual.

Gjatë prezantimit u demonstrua edhe funksioni i identifikimit përmes Face ID, i cili aktivizohet automatikisht gjatë procesit të regjistrimit të përdoruesit.

Rama bëri të ditur se risitë e prezantuara nuk janë të vetmet dhe se priten zhvillime të tjera në muajt në vijim.

Ai ftoi qytetarët të shkarkojnë aplikacionin e-Albania dhe të përdorin funksionet e reja të Diellës, e cila synon të thjeshtojë aksesin në shërbimet publike.

“Shkarkoni aplikacionin e-Albania dhe keni Diellën tërësisht në shërbimin tuaj, jo thjesht përmes hapave që ndiqnit deri tani, por edhe me një komandë të thjeshtë: ‘Diellë, më bëj këtë shërbim’”, u shpreh kryeministri.

Sipas prezantimit, përdoruesit mund t’i kërkojnë Diellës kryerjen e shërbimeve edhe ndërkohë që vijojnë aktivitetet e tyre të përditshme, duke dëgjuar muzikë apo duke biseduar me njerëzit përreth.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Diella me risi në e-Albania, Rama: 19 shërbime për pensionistët me komandë zanore

Kryeministri Edi Rama prezantoi risitë e versionit 4.0 të aplikacionit e-Albania, ku ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella mundëson…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Diella me risi në e-Albania, Rama: 19 shërbime për pensionistët me komandë zanore

Kryeministri Edi Rama prezantoi risitë e versionit 4.0 të aplikacionit e-Albania, ku ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella mundëson…