Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni, Rama: Shqipëria u dëgjua me respekt

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet e samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jeravan të Armenisë, i cili këtë vit bëri bashkë 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”.

Rama publikoi takimet dhe momentet kryesore të samitit, teksa vuri në dukje edhe angazhimin e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm politik.

Kreu i qeverisë theksoi se “Shqipëria është dëgjuar me vëmendje dhe respekt”, gjatë diskutimeve në samit.

Në një kohë transformimesh të thella gjeopolitike, diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve europiane, koordinimin e veprimeve për rritjen e qëndrueshmërisë demokratike, si dhe avancimin e lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike e energjetike.

Samiti u bashkëkryesua nga presidenti i Këshillit Europian António Costa dhe kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon angazhimin e Shqipërisë për të qenë një aktor aktiv në diskutimet strategjike evropiane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Europe më të qëndrueshme, të sigurt dhe të bashkuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…