Mazniku: Rruga Lunik–Prevallë në Librazhd, dëshmi e transformimit pas reformës territoriale të 2014

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një tur inspektimesh në bashkinë Librazhd.


Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një tur inspektimesh në bashkinë Librazhd, ku ka theksuar ndryshimin e prekshëm mes asaj që dikur mund të bënin komunat dhe investimeve që realizohen sot nga bashkitë, pas reformës së viti 2014.

Rruga e sapopërfunduar Lunik–Prevallë është një shembull konkret i këtij transformimi.

Gjatë inspektimit, Mazniku u ndal te ndikimi që ka pasur reforma territoriale e vitit 2014 dhe mundësitë që ka hapur ajo për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

“Është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm për banorët, për të zhvilluar turizmin malor dhe për ata që duan të kthehen e të investojnë. Kemi një shembull të qartë se si përmirësohen shërbimet kur strukturat agregohen. Kur Luniku ishte komunë para 10 vitesh, buxheti total i komunës ishte rreth 15 milionë lekë, nga të cilat vetëm 5 milionë shkonin për investime. Ndërsa sot, vetëm kjo rrugë kap vlerën e 53 milionë lekëve, një investim që atëherë do të kërkonte mbi 10-11 vjet për t’u realizuar”, tha ai.

Rruga e përfunduar lidh katër fshatra dhe u shërben rreth 2,600 banorëve, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin. Me një gjatësi prej 2.4 kilometrash, ajo është ndërtuar me standarde bashkëkohore, duke dhënë mundësi zonës për zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mazniku: Rruga Lunik–Prevallë në Librazhd, dëshmi e transformimit pas reformës territoriale të 2014

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mazniku: Rruga Lunik–Prevallë në Librazhd, dëshmi e transformimit pas reformës territoriale të 2014

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një…