Kafja në gur, përvoja që po tërheq turistët e huaj në Gjirokastër

Vlerat e pasura të traditës dhe trashëgimisë kulturore në këtë stinë pranvere në Gjirokastër po tërheqin një numër në rritje të turistëve.


Vlerat e pasura të traditës dhe trashëgimisë kulturore në këtë stinë pranvere në Gjirokastër po tërheqin një numër në rritje të turistëve. Krahas monumenteve të kulturës, qyteti i gurtë prezanton për vizitorët edhe ritet karakteristike të trashëguara në breza. Përgatitja e kafes tradicionale në gur është një prej ndalesave të preferuara për turistët e huaj që vizitojnë zonën muzeale. Ata njihen me elementët e këtij riti të veçantë ndërsa shijojnë kafen e përgatitur në mënyrë karakteristike.

“Turistët preferojnë të shikojnë gjëra tradicionale, të shohin trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, mënyrën sesi kafja përgatitet në zakonet e vjetra shqiptare me çibukun dhe me zjarrin. Sidomos turistët gjermanë që vijnë e respektojnë shumë trashëgiminë kulturore me vlerë të Shqipërisë, jo vetëm kafen por edhe veshjet tradicionale, isopolifoninë pra trashëgiminë kulturore në përgjithësi”, thotë Bearet Bajraktari nga guida turistike.

“Vij nga Gjermania është udhëtimi im i parë këtu në Shqipëri, është një vend shumë i këndshëm, me njerëz mikpritës, peizazhe të bukura, veçanërisht traditat dhe gatimet karakteristike janë mjaft të veçanta, kur të kthehem do t’ju sugjeroj miqve të mi që ta vizitojnë Shqipërinë”, thotë një turist.

“Ndoqëm ritin për përgatitjen e kafesë në mënyrë tradicionale, ishte me të vërtetë shumë interesante, mendoj se traditat tuaja janë shumë të veçanta, do të ishte mirë që turistët e huaj ta vizitojnë Shqipërinë”, thotë një turiste.

Përgjatë këtij viti Gjirokastra ka mirëpritur rreth 30 mijë turistë vendas dhe të huaj. Tashmë ky sektor është ndër më fitimprurësit për ekonominë lokale dhe krijon mundësi për çeljen e vendeve të reja të punës.

Euronews Albana

Lexo më shumë nga

Rama: Agroturizëm “Huqi”, rritje ndër vite duke zgjeruar aktivitetin dhe shërbimet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga agroturizmi “Huqi”, i vendosur në fshatin Radë të Durrësit, duke e cilësuar atë…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Agroturizëm “Huqi”, rritje ndër vite duke zgjeruar aktivitetin dhe shërbimet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga agroturizmi “Huqi”, i vendosur në fshatin Radë të Durrësit, duke e cilësuar atë…