Blogerët japonezë përdorin AI-në për të prodhuar video antikineze

Në një videoplatformë japoneze në internet mund të shihen shumë video që shpifin për kinezët


Në një videoplatformë japoneze në internet mund të shihen shumë video që shpifin për kinezët, si për shembull “kinezët duke prishur lulet e qershisë”, “përjashtohet studenti kinez në Japoni që rrëmbeu bastunin e një moshuari” etj. Gazeta japoneze “Asahi Shimbun” njoftoi më 9 prill se përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) për të prodhuar video antikineze po bëhet një “kod trafiku” për kërkimin e fitimeve nga disa blogerë japonezë.

Siç bëhet e ditur, disa krijues japonezë të videove e pranojnë në videoplatformë detyrën e shkrimit të skenarëve imagjinarë për video me temën “Kinezët përfshihen në sjellje që shkaktojnë shqetësim publik dhe në fund vuajnë pasojat”. Këto videoplatforma madje ofrojnë manuale të hollësishme për të drejtuar procesin e prodhimit të videove. Sipas njoftimeve, thjesht duke futur kërkesën në softuerin e AI-së mund të dalin video ngacmuese brenda pak minutave. Disa nga këto video nuk shënojnë nëse përshkruajnë ngjarje reale apo imagjinare, dhe më tërheqëset prej tyre mund të fitojnë qindra mijë shikime. Shumica e këtyre videove përmbajnë reklama, dhe krijuesit e tyre mund të marrin të ardhura sipas shikimeve. Vlen të përmendet se në kushtet e rekrutimit për këtë detyrë përcaktohet qartë një kërkesë: krijuesit e videove duhet të jenë individë që “e duan Japoninë dhe ushqejnë armiqësi ndaj Kinës”.

Një japonez mbi 60-vjeçar, ish-nëpunës shteti, tani merret me prodhimin e videove antikineze. Në një intervistë për “Asahi Shimbun”, ai u shpreh që fillimisht bënte video për yllin e bejsbollit Shohei Ohtani, por të ardhurat e tij luhateshin shumë, madje ndonjëherë edhe dilte me humbje.

Sipas tij, çmimi për reklama në videot e Shohei Ohtani-t ishte 300 jenë për 1000 shikime, kurse çmimi për videot antikineze arrinte në 1000 jenë. Të ardhurat më të shumta mujore nga videot antikineze mund të arrijnë në rreth 600 mijë jenë dhe janë shumë të qëndrueshme. Ai u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë në Kinë dhe nuk ka pasur kurrë kontakte me kinezët, por “i urren kinezët”, prandaj ka zgjedhur prodhimin e videove antikineze.

Një punonjës tjetër japonez e ka zgjedhur prodhimin e videove antikineze si punën e dytë e tij. Ai i tha “Asahi Shimbun” se në fillim krijonte kryesisht video që lavdëronin Japoninë, por që nga vjeshta e vitit të kaluar, porositë për video antikineze janë shtuar dukshëm. Kjo ka lidhje me ftohjen e marrëdhënieve Kinë-Japoni të shkaktuar nga thëniet e gabuara të kryeministres Sanae Takaichi lidhur me Tajvanin.

Shinichi Yamaguchi, profesor i informatikës shoqërore në Universitetin Ndërkombëtar të Japonisë, analizoi se kjo dukuri ka lidhje me problemin strukturor të “ekonomisë së vëmendjes”, që do të thotë se ngacmimi i më shumë emocioneve negative mund të sjellë më shumë përfitime. Emocione të tilla si zemërimi, neveria etj. tërheqin vëmendje më të madhe dhe krijuesit e videove mund të fitojnë më lehtë të ardhura nga reklamat. Veçanërisht videot kundër ndonjë kombi ose grupi të caktuar mund të ngacmojnë më lehtë emocione.

Lv Chao, drejtori i Institutit të Studimeve Amerikane dhe të Azisë Lindore në Universitetin e Liaoning-ut, i tha gazetës kineze “Global Times” se zinxhiri i sektorit të videove antikineze të krijuara me AI në Japoni nuk është vetëm një dukuri e izoluar në internet, por është një produkt që ndërthur ekologjinë politike dhe psikologjinë shoqërore të Japonisë. Sipas tij, thëniet e gabuara të Sanae Takaichi-t për Tajvanin jo vetëm përkeqësuan marrëdhëniet kino-japoneze, por edhe krijuan një shembull negativ në fushën e opinionit publik, duke pasur një ngjashmëri historike shqetësuese me manipulimin e opinionit publik nga Japonia para Luftës së Dytë Botërore.

Lv Chao theksoi teknologjia e AI-së ka ulur pragun e lindjes së urrejtjes, por nuk ka pakësuar rreziqet e saj. Kur AI përdoret për të prodhuar video të rreme antikineze, teknologjia është bërë përshpejtuese e shpifjes sistemike. Vlen të përmendet se këto përmbajtje, të cilat shpeshherë maskohen si “lajme” apo “histori të vërteta”, në thelb janë një manipulim dashakeq i perceptimit të shikuesve. Ai u shpreh që tolerimi i dukurive të tilla do të gërryejë rëndë themelin e njohjes së Kinës nga shoqësia japoneze, do të zvogëlojë hapësirën e përmirësimit të marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në fund të fundit do të dëmtojë imazhin ndërkombëtar të Japonisë.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…