Salla në fermën e mjedrës në Maqellarë: Nxisim formalizimin, 10% kompensim për çdo shitje me faturë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në Maqellarë, ku u ndal në fermën e Qatip Dodës, pjesë e Shoqërisë së Bashkimit Bujqësor (SHBB) Dibra Fruit, ku vlerësoi modelin e bashkëpunimit dhe diversifikimit të prodhimit bujqësor.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në Maqellarë, ku u ndal në fermën e Qatip Dodës, pjesë e Shoqërisë së Bashkimit Bujqësor (SHBB) Dibra Fruit, ku vlerësoi modelin e bashkëpunimit dhe diversifikimit të prodhimit bujqësor.

Gjatë vizitës, ministri Salla theksoi se mbështetja për fermerët po orientohet drejt rritjes së prodhimit dhe formalizimit të tregut.

“Skemat mbështetëse dhe instrumentet fiskale janë ndërtuar për t’i dhënë fermerëve më shumë siguri dhe të ardhura të qëndrueshme. Kompensimi prej 10% i autofaturave është një mekanizëm konkret që shpërblen çdo shitje të formalizuar dhe ul kostot për fermerët”, u shpreh ai.

Gjatë bashkëbisedimit me ministrin, fermeri Doda tregoi se ka nisur vitin e kaluar për herë të parë kultivimin e mjedrës në 3 dynymë tokë dhe pret të rrisë prodhimin këtë sezon për shkak të kërkesës së lartë në treg.

“Këtë vit presim më shumë prodhim dhe treg më të sigurt. Mbështetja që marrim na ndihmon të investojmë dhe të zgjerohemi”, tha ai.

Ferma e Dodës shtrihet në 4 hektarë dhe përfshin edhe kultivimin e mollës, duke e kthyer në një model të integruar të prodhimit bujqësor. Ai është përfitues i Skemës Kombëtare dhe ka aplikuar sërish këtë vit, duke përfituar nga politikat që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë në sektor.

Ministri Salla nënvizoi se bashkëpunimi në struktura si SHBB Dibra Fruit është thelbësor për të rritur fuqinë negociuese të fermerëve në treg. “Organizimi në shoqata bashkëpunimi u jep fermerëve mundësi të aksesojnë tregje më të mëdha, të ulin kostot dhe të rrisin cilësinë e produkteve”, theksoi ai.

Sipas tij, rritja e prodhimit të kulturave si mjedra lidhet drejtpërdrejt me kërkesën në rritje dhe potencialin për eksport, duke e bërë këtë sektor një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

Burimi ATSH

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: Sukses historik

Shqipëria renditet e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98,33 pikë.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: Sukses historik

Shqipëria renditet e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98,33 pikë.