Mazniku viziton Parlamentin italian, në fokus integrimi dhe reformat

Vizita zyrtare e deputetit Arbjan Mazniku në Romë ka vijuar me një agjendë intensive takimesh në nivelet më të larta të Parlamentit italian, duke vënë në fokus marrëdhëniet strategjike Shqipëri–Itali, integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik.


Vizita zyrtare e deputetit Arbjan Mazniku në Romë ka vijuar me një agjendë intensive takimesh në nivelet më të larta të Parlamentit italian, duke vënë në fokus marrëdhëniet strategjike Shqipëri–Itali, integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Mazniku ka zhvilluar një sërë takimesh në Senatin Italian dhe në Dhomën e Deputetëve, ku theksoi rolin kyç që marrëdhëniet mes dy vendeve luajnë në planin kulturor, ekonomik dhe gjeopolitik.

Mesazhi nga pala italiane ishte i qartë, mbështetje e pakushtëzuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vlerësim për reformat e ndërmarra nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Takimet përfshinë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Miqësisë Itali–Shqipëri, si dhe figura të rëndësishme të politikës italiane, mes tyre Sen. Barbara Floridia, Senatori Maurizio Gasparri, Sen. Giuliomaria Terzi di Sant’Agata dhe Sen. Stefania Pucciarelli, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritja e kontakteve institucionale.

Një tjetër moment i rëndësishëm për deputetin Mazniku ishte takimi me Senatorin Francesco Silvestro, ku u diskutua reforma territoriale në Shqipëri dhe mundësitë për të përfituar nga modeli italian i rajoneve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të rajoneve në zhvillimin ekonomik dhe aksesin në fondet e Bashkimit Europian.

Përfaqësues nga e djathta, qendra dhe e majta shprehën gatishmërinë për të vizituar vendin tonë dhe për të mbështetur hapur procesin e integrimit.

Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, me lidhje të forta historike, ekonomike dhe njerëzore, si dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

Vizita vjen në një moment kyç, ndërsa Shqipëria ndodhet në fazën më konkrete të negociatave për anëtarësim. Mbështetja italiane shihet si një faktor me peshë në këtë proces.

Vizita e delegacionit shqiptar ku janë pjesë dhe deputetët Iris Luarasi, Ardit Bido, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi vijon nesër me vizita të tjera institucionale në Parlamentin Italian.

Burimi ATSH

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…