Memorandum bashkëpunimi Shqipëri-Itali për shëndetin publik

Shqipëria dhe Italia hedhin një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit në shëndetin publik, përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Instituto Superiore di Sanità


Shqipëria dhe Italia hedhin një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit në shëndetin publik, përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Instituto Superiore di Sanità, duke formalizuar një partneritet të qëndrueshëm që synon avancimin e ekspertizës, forcimin e kapaciteteve dhe harmonizimin me standardet më të mira bashkëkohore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala në fjalën e saj evidentoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në fusha kyçe të shëndetit publik.

“Përmes këtij Memorandumi, ne vendosim një kornizë të qartë bashkëpunimi në fusha prioritare si survejanca epidemiologjike, rezistenca antimikrobiale, shëndeti mjedisor, siguria ushqimore dhe sëmundjet jo të transmetueshme, duke i dhënë një rol të veçantë inovacionit dhe teknologjisë në shëndetin publik”, theksoi Sala.

Ministrja vlerësoi rolin e këtij partneriteti në përmirësimin e përgjigjes së sistemit shëndetësor ndaj sfidave aktuale dhe të ardhshme.

“Në një botë ku kërcënimet ndaj shëndetit nuk njohin kufij, ne kemi zgjedhur të mos jemi thjesht reagues, por kontribues aktivë në zgjidhje. Për këtë arsye po forcojmë qasjen One Health, duke e parë shëndetin si një ekosistem të ndërlidhur midis njeriut, mjedisit dhe kafshëve”, tha ajo.

Së shpejti, do të nisë puna në Korpusin e ri të Laboratorëve, në të cilin do të përfshihen të gjithë laboratorët e sëmundjeve infektive dhe jo infektive dhe ku për herë të parë do të ketë dy laboratorë të nivelit të tretë të biosigurisë. Gjithashtu, ai do të shërbejë për kërkime shkencore dhe për përgjigje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse ndaj emergjencave. Korpusi po pajiset me teknologjinë më të fundit dhe të gjithë laboratorët do t’i përmbahen standardeve europiane të shëndetit publik.

Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti vlerësoi zgjerimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, ndërsa theksoi se memorandimi i firmosur sot, është pjesë e marrëveshjes kuadër ndërmjet dy qeverive.

Ndërsa, Presidenti i Instituto di Sanita, Rocco Bellantone tha se ky memorandum ka vlerë specifike vazhdimësie pasi integron dhe zhvillon bashkëpunimin e nisur ndër vite midis institucioneve tona, duke i dhënë atij një strukturë të rinovuar dhe një program pune të orientuar drejt së ardhmes dhe me shtrirje të gjerë.

Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet ISHP dhe ISS, përveç se do të forcojë bashkëpunimin institucional në fushën e shëndetit publik, gjithashtu do të mundësojë zhvillimin profesional të teknikëve përmes shkëmbimit të praktikave, mundësinë e trajnimit për stafet dhe rritjen e kapaciteteve nëpërmjet programeve të përbashkëta dhe eksperiencës së ndërsjellë.

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei