Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneralbrigade Sven Lange, i cili përfundon misionin e tij një vjeçar, në krye të NALT.


Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneralbrigade Sven Lange, i cili përfundon misionin e tij një vjeçar, në krye të NALT.

Ambasadori, e falenderoi Gjeneralbrigade LANGE, për lidershipin, angazhimin dhe kontributin e NALT, për zhvillimin e FSK.

Në vijim, ambasadori Malaj, e njohu Gjeneralin me arritjet e bashkëpunimit dypalësh dhe me angazhimet e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s, si dhe të Kosovës, në rrugën Euro – Atlantike.

Nga ana e Tij, Gjeneralbrigade Lange, e falenderoi ambasadorin për pritjen shumë të ngrohtë, për gjithë ekspozen e punës, si dhe për angazhimet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës si dhe për kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në KFOR.

Më tej Gjeneralbrigade Lange e njohu ambasadorin Malaj me punën një vjeçare në drejtim të NALT, me arritjet e FSK, si dhe me sfidat e saj duke u shprehur me mjaft optimizëm për ecurinë e deritanishme dhe profesionalizmin e FSK-së në drejtim të rritjes operacionale sipas standartve të NATO–s.

(Marrë nga faqja zyrtare e Ambasadës në Facebook)

Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet