Miratohet rregullorja e re për përdorimin e hapësirave publike në nivel kombëtar

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë, se është miratuar rregullorja e re për përdorimin e hapësirave publike, një akt që synon të adresojë një nga problematikat më të mprehta në komunitet.

Sipas tij, rregullorja synon të garantojë të drejtën e qytetarëve për përdorimin e hapësirave publike në funksion të mirëqenies së familjeve, duke krijuar njëkohësisht mundësi të balancuara për zhvillimin e aktiviteteve tregtare.

Ai theksoi se, “rregullorja do të sjellë risi sa i përket një unifikimi të gjithë praktikave në nivel kombëtar, ku ne tashmë do të kemi rregulla të qarta për sa i përket mënyrës sesi mund të përdoren hapësirat publike”.

Në të njëjtën kohë, ai sqaroi se, njësitë e qeverisjes vendore do të kenë fleksibilitet për të adresuar specifikat lokale përmes vendimeve të këshillave bashkiakë.

Ministri bëri të ditur se rregullorja është hartuar pas një procesi të gjerë konsultimi, ku bashkitë kanë qenë pjesë aktive, duke kontribuar në përmirësimin e saj.

Burimi ATSH

Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia