Partneriteti ndërmjet Forcave të Armatosura, Kingji vizitë zyrtare në Rumani

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë zyrtare në Rumani, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimeve të përbashkëta si dy vende anëtare në NATO-s.


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë zyrtare në Rumani, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimeve të përbashkëta si dy vende anëtare në NATO-s.

Gjenerallejtënant Kingji u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij rumun, gjeneral Gheorghiță Vlad, në një atmosferë që pasqyroi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe partneritetin e konsoliduar ndërmjet Forcave të Armatosura të dy vendeve.

Në fokus të bisedimeve ishte rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, përmes stërvitjeve të përbashkëta, shkëmbimit të eksperiencës dhe intensifikimit të bashkëpunimit në kuadër të iniciativave dhe angazhimeve të përbashkëta bilaterale dhe rajonale.

Gjithashtu, delegacionet biseduan mbi zhvillimet më të fundit në mjedisin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sfidave hibride, kërcënimeve asimetrike dhe nevojës për një përgjigje të koordinuar në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në takim u diskutua gjithashtu rëndësia e pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet ndërkombëtare të drejtuara nga Aleanca, ku në këtë kontekst, gjenerallejtënant Kingji vlerësoi rolin aktiv të Forcave të Armatosura Rumune në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit në Rumani, gjenerallejtënant Kingji, i shoqëruar nga gjenerali Gheorghiță Vlad, vizitoi Komandën e Korpusit Shumëkombësh Jug-Lindje (HQ MNC-SE) në Sibiu, ku u prit nga shefi i shtabit të kësaj komande, gjeneralmajor Costantin Nicolaescu.

Gjatë këtij takim gjeneralletënant Kingji pasi u njoh me kontributin e trupave aleate të dislokuara në Rumani dhe rolin e kësaj komande në Krahun Lindor të Aleancës, nënvizoi se Komanda e Korpusit Shumëkombësh Juglindor përfaqëson një element kyç të strukturës së komandimit dhe kontrollit të NATO-s dhe një shembull konkret të bashkëpunimit shumëkombësh dhe mbrojtjes kolektive.

Më pas, SHSHPFA dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloi një takim me komandantin e Grup-Batalionit të Përparuar të Forcave Tokësore (FLF), kolonel Florian De La Tousche, ku u njoh nga afër me misionin dhe detyrat e kësaj njësie.

Vizita zyrtare e SHSHPFA gjenerallejtënant Arben Kingji, u vlerësua nga të dyja palët si një hap i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ajo konfirmoi rolin thelbësor të bashkëpunimit ushtarak në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Vizita zyrtare u përmbyll me zhvillimin e një takimi me ambasadoren e Shqipërisë në Rumani, Enkeleda Mërkuri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…