“Expoforest 2026” çel dyert në Tiranë, promovon pasurinë dhe historinë e pyjeve

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e cilësoi ekspozitën si një ngjarje me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit pyjor, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.


Agjencia Kombëtare e Pyjeve është shndërruar në hapësirë të veçantë ekspozuese, duke mirëpritur ekspozitën “Expoforest 2026”, një iniciativë që sjell në vëmendje pasurinë dhe historinë e fondit pyjor në vend.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e cilësoi ekspozitën si një ngjarje me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit pyjor, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.

E hapur për publikun deri më 31 mars, ekspozita prezanton një koleksion të pasur dokumentesh, studimesh dhe të dhënash të përditësuara mbi fondin pyjor, të hartuara ndër vite nga ish Instituti i Pyjeve dhe Kullotave.

Ky është viti i dytë i organizimit të kësaj ekspozite, që zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, që është më 21 mars. Në këtë edicion promovohen të gjitha veprimtaritë e Agjencive dhe projekteve të linjës që zhvillohen në vendin tonë për ripërtëritjen dhe zhvillimin e sektorit të pyjeve. Ndërsa vend të rëndësishëm zë edhe prezantimi i aparaturave dhe mjeteve bashkëkohore që përdoren sot për matjen e treguesve të ndryshme të pyjeve.

Vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër edhe me instrumente historike të përdorura për matjet pyjore, si dhe me materiale arkivore me vlerë të veçantë, të cilat dëshmojnë përkushtimin ndër vite në ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pasurisë pyjore në Shqipëri.

Burimi ATSH

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…