Lufta kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme, Lamallari pret përfaqësues të UNODC

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti sot në një takim përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti sot në një takim përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Gjatë takimit u rikonfirmua edhe njëherë rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme, drogës dhe në parandalimin e terrorizmit.

“Jemi në rrugë të mbarë për të finalizuar forcimin e prezencës së kësaj zyre në vendin tonë në kuadër të Programit Rajonal për Evropën Juglindore 2024–2029, që do të rrisë bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta”, u shpreh Lamallari pas takimit.

Ai informoi se në takim u diskutua po ashtu edhe propozimi për mundësinë e ngritjes së një postacioni në Aeroportin e Tiranës për menaxhimin më efektiv të migracionit.

“Me interes të lartë për ne është gjithashtu mundësia e angazhimit të UNODC edhe në Qendrën për Rehabilitimin e të Miturve, një projekt që synon riintegrimin e tyre në shoqëri dhe që pritet të shërbejë si një model pozitiv për të gjithë rajoni”, shtoi Lamallari.

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…