Kina zhvillohet e sigurt përballë presioneve të jashtëme dhe gjendjes së pasigurt në arenën ndërkombëtare

Ekonomia e Kinës, edhe pse ekonomia ndërkombëtare është në përkeqësim si rezultat i disa faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve të padëshëruara, ka treguar qendrueshmëri dhe përparim të dukshëm në pothuajse të tëra fushat, sektorët dhe industritë.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Kina zhvillohet e sigurt përballë presioneve të jashtëme dhe gjendjes së pasigurt në arenën ndërkombëtare. Ekonomia e Kinës, edhe pse ekonomia ndërkombëtare është në përkeqësim si rezultat i disa faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve të padëshëruara, ka treguar qendrueshmëri dhe përparim të dukshëm në pothuajse të tëra fushat, sektorët dhe industritë.


Festivali i Fenerëve i vitit 2026 në Zonën e Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Makao tërhoqi shumë qytetarët dhe turistët kinezë/Foto nga VCG

Sipas klasifikimit të industrive, Kina rezulton si vetmi vend në botë që i ka të zhvilluara të tëra llojet e industrive sipas klasifikimit më të fundit të tyre.

Në vitet e pas pandemisë Covid – 19, Kina ka bërë përparim të dukshëm në pothuajse të tërë indekset ekonomike, ku ndër më të rëndësishmit përmendim krijueshmërinë, inovacionin, standardet, sofistikimin e biznesit, sofistikimin e tregut, etj.

Për të ecur më shpejt dhe me më shumë cilësi, për të përmirësuar edhe më tej cilësinë e jetës së qytetarëve, për të mos e lidhur dhe ndërvarur ekonomisë së Kinës nga faktorët, ngjarjet dhe konfliktet ndërkombëtare, për të cilat Presidenti i Kinës, Xi Jiping, ka dhënë në mënyrë shumë të qartë mendimin dhe vizionin e Kinës për zgjidhje logjike dhe optimale, këto ditë po zhvillohen në Pekin, dy veprimtari shumë të rëndësishme politike: (1) sesioni vjetor parlamentar (që është një organ suprem ligjvënës, Asambleja Kombëtare Popullore) dhe (2) Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez (që është organizmi më i lartë këshillues politik). Këto dy ngjarje mbahen në kohën e sfidave urgjente në të gjithë botën, të tilla si trazirat gjeopolitike, ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe pengesat në qeverisjen globale.

Në sesionin vjetor parlamentar kryeministri i Kinës, Li Qiang, paraqiti raportin mbi punën e qeverisë për vitin 2026. Më pas përgjatë punimeve të këtij sesioni, ky raport do të shqyrtohet dhe do kalohet për miratim me anë të votimit nga ana e deputetëve. Ndër të tjera, në ditët e punimeve të këtij sesioni do shqyrtohet edhe Plani i 15-të Pesëvjeçar i vendit (për periudhën 2026 – 2030), duke filluar që nga viti 2026 si viti i parë i këtij plani.


Mbledhja e Dytë Plenare e Sesionit të Katërt të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore të Kinës/Foto nga VCG

Lidhur me çështjet e jashtme, raporti i këtij viti e pozicionon Kinën fort në anën e stabilitetit. Kina zotohet të mbështesë drejtësinë dhe zhvillimin paqësor, ndërsa zgjeron rrjetin e saj të partneriteteve globale, sepse duke marrë pjesë aktive në reformën e qeverisjes globale, Kina mendon se ndryshimet pozitive që priten nga të tërë palët e interesuara, vijnë vetëm dhe vetëm me anë të pjesëmarrjes dhe jo me anë të izolimit dhe për këtë Kina është advokate e një rendi ndërkombëtar më të drejtë dhe të barabartë, që për ta arritur duhet të riformësohen rregullat globale, sepse vetëm kështu mund të adresohen më drejt dhe më mirë kërkesat e ekonomive në zhvillim.

Duket se edhe ky plan do ecë sipas parashikimeve edhe pse gjendja ndërkombëtare është e paqëndrueshme dhe presionet e jashtme kanë qenë të pranishme përgjatë të tërë periudhës së planit të mëparshëm pesëvjeçar. Pavarësisht kësaj gjendjeje dhe këtyre presioneve, që kanë shfaqur efekte të konsiderueshme për ekonomitë e tjera të mëdha, të mesme dhe të vogla në botë, ekonomia e Kinës ka qenë në gjendje solide dhe kjo duket edhe në faktin se ajo ka qenë e aftë që të kapërcejë të tëra vështirësitë dhe të ruajë qëndrueshmërinë e rritjes dhe vazhdimësinë e zhvillimit me cilësi të lartë.


Përfaqësuesit e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës/ Foto nga VCG

Sipas raportit të punës së qeverisë: “ekonomia kineze gjatë vitit 2025 ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka patur progres, me një rritje prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto, duke arritur një total prej 140.19 trilionë juanësh” dhe objektivat kryesore për vitin 2026 përcaktohen: (1) rritje e PBB midis 4.5% – 5% (që garanton zhvillim të qëndrueshëm në vazhdimësi), (2) krijim i mbi 12 milionë vendeve të reja të punës në qytete (vende pune të cilat garantojnë që rinia e Kinës të jetë në gjendje të punësohet, të krijojë vlerë për ekonominë dhe të sjellë një hop sasior dhe cilësor në lidhje me krijueshmërinë dhe invacioni në mbarë vendin, në qendrat e banuara) dhe (3) mbajtje nën kontroll të rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit në shifrën rreth 2% (një objektiv mëse i pranueshëm dhe i arritshëm, që garanton rritje ekonomike, punësim dhe zhvillim në mënyrë të plotë në të tërë territorin e vendit).

Duket se Kina e sotme, për vitet e Planit të 15-të Pesëvjeçar, ka përcaktuar disa objektiva kryesore dhe për të arritur këto objektiva ka përcaktuar edhe detyrat që duhet të realizohen përgjatë kësaj periudhe.

Për këtë, në aspektin e zhvillimit ekonomik, Kina do përqendrohet tek tre tregues: (1) rritja, (2) struktura dhe (3) efikasiteti. Në lidhje me këtë është e qartë se rritja e PBB-së do qëndrojë brenda një diapazoni të arsyeshëm, duke marrë parasysh faktin se për çdo vit kjo rritje do përcaktohet sipas kushteve dhe situatës.

Sipas Presidentit të Kinës, Xi Jinping, “koncepti i ri i zhvillimit duhet të zbatohet në mënyrë të plotë, të saktë dhe gjithëpërfshirëse, duke përshpejtuar krijimin e një strukture të re zhvillimi, duke nxitur edhe më tej zhvillimin me cilësi të lartë”.

Është e qartë se për Kinën dhe ekonominë e saj, që është një ndër motorët më të mëdhenj të ekonomisë botërore, periudha e tërë viteve të Planit të 15-të Pesëvjeçar është një periudhë shumë e rëndësishme dhe shumë specifike, sepse përgjatë kësaj periudhe shumë kritike për shkak të faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve ndërkombëtare, Kina do synojë të konsolidojë bazat për arritjen e modernizimit socialist, duke synuar krijimin e bazave edhe më të forta për një trend afatgjatë dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe kjo jo vetëm për të forcuar themelet për arritjen e objektivave të zhvillimit të Kinës, por edhe për të kontribuuar gjithashtu në stabilitetin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.


Barist robot me inteligjencë artificiale në lagjet tregtare “Longfusi”të Pekinit/Foto nga VCG

Fakti që Raporti i punës së Qeverisë së Kinës për vitin 2026 është emërtuar “Besim në epokën e kujdesit”, tregon shumë për principet mbi të cilat është ndërtuar në detaje ky plan, që do aplikohet në një periudhë të rritjes së kompleksitetit dhe ndërthurjes së elementëve, subjekteve, faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve ndërkombëtare. Është sikundër Uliksi që kaloi me sukses midis Skiles dhe Haribdit, në kohë të vështirë me shi e stuhi, por që nuk u përkul dhe vazhdoi rrugën me vetmohim dhe besim.

Rritja e PPB, parashikuar 4.5 – 5% për vitin 226 dhe në vazhdim, në kushtet e dinamikës evolvuese dhe shpesh surprizuese të tregtisë ndërkombëtare dhe synimit për transformim të vazhdueshëm drejt zhvillimit me cilësi të lartë, duket se përbën një objektiv real të arritshëm dhe më shumë pragmatik e sfidues se sa një dëshirë idealiste individuale apo kolektive për të bërë spektakël në arenën ndërkombëtare. Kina nuk ka nevojë për spektakël. Kina nuk bën spektakël. Kina punon dhe për të arritur objektivat është parashikuar që të ketë një rritje mesatare vjetore prej të paktën 7% në shpenzimet kombëtare për kërkimit dhe zhvillimi, sepse logjika e PKK, forca udhëheqëse e Kinës, është që aftësitë teknologjike përbëjnë themelin e konkurrueshmërisë së ardhshme, që mbështetet në zhvillimet teknologjike. Si rezultat, theksi që përcakton dhe vendos Kina në zhvillimin në mënyrë të pavarur të inovacionin brenda vendit, nuk është thjesht një zgjedhje ekonomike, por domosdoshmëri strategjike, për shkak të pasigurisë gjeopolitike dhe kufizimeve teknologjike, që ekspozohen nga ekonomitë e përparuara dhe konflikteve të mbjella nga palë te të cilat Kina ka ofruar gjithmonë dorën e paqes.

Teknologjitë kryesore ku do përqendrohet Kina e viteve që vijnë do jenë ato që lidhen me gjysmëpërçuesit, ruajtjen e energjisë së pastër, inteligjencën artificiale, etj., fusha që shërbejnë si për mbrojtjen e vendit nga goditjet e jashtme, ashtu edhe për ndërtimin e motorëve të rinj të rritjes ekonomike, shtuar këtu edhe objektivin për zgjerimin e pjesës së ekonomisë digjitale në PBB-në e Kinës me 12.5%.

Një tjetër synim është zgjerimi, stabilizimi dhe menaxhimi i rritjes së kërkesës së brendshme, duke balancuar krijimin, shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurat, me anë të adresimit në mënyrë specifike të pabarazive në të ardhura, në mënyrë që fuqia e shpenzimeve të qytetarëve të Kinës të shërbejë si mekanizëm zhvillimi dhe jo thjesht si statistikë e përdorimit të mallrave të konsumit, kjo të arrihet me logjikën e rritjes së të ardhurave reale të qytetarëve, si një model rritjeje të qëndrueshme dhe jo si një model që bazohet në hua e subvencione.


Turistët në lagjet tregtare “Longfusi”të Pekini/Foto nga VCG

Paralelisht me këto objektiva, Kina angazhohet të konvergjojë synimet zhvillimore me ato mjedisore. Për këtë, përcaktohet se sektorë të tillë si energjia diellore, automjetet elektrike dhe energjia me bazë hidrogjenin do jenë thelbësore për konkurrueshmërinë ekonomike.

Në tërësi, punimet e këtyre dy veprimtarive shumë të rëndësishme në Kinë ofrojnë një ombrellë besimi në nivel kombëtar dhe hapësira për reforma praktike aq të nevojshme për balancimin e zhvillimit me cilësi të lartë, nën kushtet e presioneve të jashtme.

Kjo duket se do jetë edhe trajektorja e Kinës për (1) vetëmbështetje, (2) hapje dhe (3) mbrojtje të mjedisit. Një kurs i zgjedhur me kujdes, për t’u zbatuar me besim.

Burimi CGTN

“Travel+Leisure”: Shqipëria – vendi evropian me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra

Ky vend i vogël evropian ka plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra – por është shumë më…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Travel+Leisure”: Shqipëria – vendi evropian me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra

Ky vend i vogël evropian ka plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra – por është shumë më…