
Tag: Porti i Durresit
Porti i Durrësit mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë të Komisionit për Transportin dhe Turizmin (TRAN) të Parlamentit Evropian, në kuadër të misionit zyrtar në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar gjatë datave 26–28 tetor 2026.
Autoriteti Portual Durrës nënvizoi se anija “National Geographic Orion”, e projektuar posaçërisht për udhëtime eksploruese, u ofron pasagjerëve eksperienca që ndërthurin natyrën, historinë dhe kulturën e destinacioneve që viziton, me mbështetjen e ekspertëve të fushave të ndryshme gjatë çdo udhëtimi.
Një delegacion i Grupit të Bashkuar të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it (Joint Logistic Support Group – JLSG) zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Portin e Durrësit, ku u prit në një takim nga drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.
Porti i Durrësit ka ruajtur edhe gjatë vitit 2025 rolin e tij si qendër kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri.
Porti i Durrësit mbetet nyja kryesore detare për lidhjen e Shqipërisë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, rritjen e lëvizshërisë së qytetarëve dhe forcimin e transportit detar ndërkombëtar.
Segmenti i përpunimit të mallrave me kontejnerë në Portin e Durrësit ka shënuar një performancë pozitive gjatë periudhës janar-tetor 2025, me 189.835 kontejnerë të trajtuar, ose 15% më shumë se një vit më parë.
Kjo rritje dëshmon për performancën e lartë të terminalit në ofrimin e shërbimeve ndaj operatorëve logjistikë dhe tregut rajonal, duke e konsoliduar më tej rolin e Portit të Durrësit si një nyje kyçe për qarkullimin e mallrave në rajon.
Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.
Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit, falë masave të marra është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve.
Porti i Durrësit mbetet një pikë kyçe për udhëtimet detare të qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar lehtësi në udhëtim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve portuale.









