
Presidentja Shiroka-Pula pret Kryeministrin Kurti
Kurti vlerësoi takimin si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.

Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula priti në një takim të enjten kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit, Kurti vlerësoi takimin si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.
Kurti tha se vendi nuk ka më kohë për të humbur pas bllokadës politike, ndërsa shtoi se kanë shumë sfida shtetërore përpara.
Presidenca, nga ana tjetër, tha në një njoftim zyrtar se Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve.



















