“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.


Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e radhës të Tirana Economic Forum, që do të zhvillohet më 3 dhjetor 2026, në Tiranë, Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Sipas ambasadës shqiptare, takimi u përqendrua në përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme, e cila do të mbledhë në Tiranë liderë politikë, ekonomikë, të biznesit dhe diplomacisë për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që formësojnë të ardhmen e Shqipërisë, Evropës dhe rajonit.

Agjenda e Forumit do të fokusohet në bashkëpunimin rajonal, integrimin në Bashkimin Evropian, investimet, diversifikimin ekonomik, sigurinë energjetike, transformimin urban, projektet e real estate, si dhe rolin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në rritjen e së ardhmes.

“Tirana Economic Forum vijon të përbëjë një platformë të rëndësishme për dialogun e nivelit të lartë, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneriteve në rajon”, shkruan ambasada shqiptare, në postimin e saj në rrjetet sociale.

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…