Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë thirrje për qetësi, unitet, dinjitet dhe besim në mjetet juridike të parashikuara nga ligji.


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me shqetësim të thellë shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke respektuar parimet e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe të drejtën e çdo viktime për drejtësi, KASH shpreh zhgënjimin e tij të thellë për këtë vendim. KASH ngre, gjithashtu, shqetësime serioze për kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të procesit, paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, proporcionalitetin e dënimeve dhe standardet e zbatuara gjatë këtij gjykimi.

KASH rikujton se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare kundër shtypjes, spastrimit etnik dhe dhunës sistematike të regjimit të Slobodan Millosheviçit. Kjo luftë gëzoi mbështetjen e botës demokratike, ndërsa ndërhyrja e NATO-s i dha fund një tragjedie humanitare që kishte detyruar rreth një milion shqiptarë të Kosovës të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Makineria shtetërore, ushtarake dhe policore e regjimit të Millosheviçit, si dhe drejtues të lartë të saj, janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krimet e kryera në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Krimet e dokumentuara të këtij regjimi , vrasjet, masakrat, dëbimet me forcë dhe përndjekja sistematike e popullsisë civile , nuk mund të relativizohen dhe as të barazohen me luftën liridashëse të popullit të Kosovës dhe të udhëheqësve të tij.

Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nuk është dhe nuk mund të interpretohet si një dënim në emër të popullit të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të luftës së saj për liri dhe pavarësi. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund të njollosë sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe viktimave, të zhbëjë të drejtën historike të popullit të Kosovës për liri, apo të përmbysë dallimin themelor ndërmjet agresorit dhe viktimës. Historia e Kosovës dhe karakteri çlirimtar i luftës së saj nuk mund të rishkruhen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se reagimet e para ndërkombëtare kanë ritheksuar rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjshmërisë, ndërsa në Kosovë dhe në diasporë vendimi ka shkaktuar kundërshtime dhe shqetësime të mëdha. Në këtë kontekst, KASH u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës që të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të balancuar: respektimi i proceseve gjyqësore nuk duhet të shndërrohet në relativizim të agresionit serb, në barazim moral të palëve apo në rishkrim të historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

KASH pret që procesi i apelimit të shqyrtojë me paanshmëri dhe rigorozitet të plotë provat, përfundimet juridike, mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetin e dënimeve, duke garantuar të gjitha të drejtat e të dënuarve për një proces të drejtë. Aktgjykimi i shpallur është i shkallës së parë dhe mjetet juridike ende nuk janë shteruar.

Njëkohësisht, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të zbatojë të njëjtat standarde drejtësie edhe ndaj krimeve masive të kryera nga forcat shtetërore serbe në Kosovë. Drejtësia nuk mund të jetë e plotë, e barabartë dhe e besueshme për aq kohë sa shumë prej përgjegjësve për masakrat, dëbimet, dhunën seksuale, shkatërrimet dhe zhdukjet me forcë vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë thirrje për qetësi, unitet, dinjitet dhe besim në mjetet juridike të parashikuara nga ligji.

KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË
Tiranë, 16 shtator 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…