41 vepra të Ibrahim Kodrës në ekspozitën “Deti dhe Muzika”

Pas shumë vitesh, 41 vepra të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra do të prezantohen së bashku në ekspozitën “Deti dhe Muzika”, e cila do të hapet më 23 shtator në Bankën e Shqipërisë.


Pas shumë vitesh, 41 vepra të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra do të prezantohen së bashku në ekspozitën “Deti dhe Muzika”, e cila do të hapet më 23 shtator në Bankën e Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se veprat, të realizuara përgjatë periudhës 1947–1999, sjellin një rrëfim të ndërtuar përmes ngjyrave, ritmit dhe simbolikës.

Ekspozita synon të sjellë më pranë publikut universin krijues të mjeshtrit shqiptar, përmes një përzgjedhjeje që përfshin jo vetëm pikturat, por edhe fotografi, dokumente dhe objekte personale të artistit.

Ekspozita “Deti dhe Muzika” do të qëndrojë e hapur nga 23 shtatori deri më 23 nëntor 2026, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Ibrahim Kodra, më i njohuri piktor shqiptar në arenën ndërkombëtare, lindi në Likmetaj të Ishmit, në vitin 1918 dhe u nda nga jeta 20 vjet më parë në Milano. Me një krijimtari të madhe prej gjashtë mijë veprash, ai konsiderohet si një nga modernët më të fuqishëm të piktorëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Në historinë ë artit modern shqiptar e evropian, Ibrahim Kodra ishte një nga profilet origjinale më të spikatura që edhe pse jetoi jashtë Shqipërisë, ngjyrat dhe tema shqiptare ishin në thelbin e tij artistik.

I vlerësuar si postkubist nga kritikët, në vitin 1996 Kodra mori titullin “Nderi i Kombit” dhe në vitin 1997 u shpall Konsull Nderi dhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikës së Shqipërisë.

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…