Shkodra në mbrëmje, pamje nga pedonalja e mbushur me qytetarë e turistë

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në qytet, ku pedonalja në qendër të qytetit paraqitet e mbushur me njerëz dhe e ndriçuar, ndërsa perëndimi i diellit këtë të premte, ka krijuar një panoramë spektakolare me ngjyra mbi qytet.


Shkodra, djepi i kulturës, artit dhe traditës shqiptare në veri të vendit, vijon të mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët, vizitorët dhe turistët, këtë sezon veror.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në qytet, ku pedonalja në qendër të qytetit paraqitet e mbushur me njerëz dhe e ndriçuar, ndërsa perëndimi i diellit këtë të premte, ka krijuar një panoramë spektakolare me ngjyra mbi qytet.

Pamjet e publikuara nga Rama tregojnë atmosferën e mbrëmjes në pedonalen e Shkodrës, e ndriçuar dhe e gjallëruar nga prania e qytetarëve dhe vizitorëve.

Pedonalja në qendër të qytetit përbën një nga hapësirat karakteristike të Shkodrës, ku ndërthurja e arkitekturës tradicionale me ndërhyrjet e restaurimit urban i jep zonës një pamje të veçantë.

Në hyrje të pedonales ndodhet edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, një prej institucioneve më të rëndësishme të trashëgimisë fotografike shqiptare.

Gjatë mbrëmjes, pedonalja frekuentohet nga qytetarë dhe turistë, ndërsa lokalet dhe njësitë tregtare përgjatë saj ofrojnë gatime tradicionale dhe produkte të ndryshme.

Pamjet e ndara nga kryeministri Rama përcjellin gjithashtu perëndimin e diellit mbi qytet, me qiellin e ngjyrosur në tone të kuqërremta, duke krijuar një atmosferë të veçantë mbrëmjeje në Shkodër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Detajim i programit të sezonit të ri, në nëntor konferencë kombëtare “Shqipëria Sociale”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e së premtes në Tiranë një takim pune me drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e qeverisë,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Detajim i programit të sezonit të ri, në nëntor konferencë kombëtare “Shqipëria Sociale”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e së premtes në Tiranë një takim pune me drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e qeverisë,…