Lamallari, takim me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim pune me 12 prefektët e qarqeve, ku u diskutuan prioritetet e punës për periudhën në vijim, me fokus forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë së institucioneve në terren.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim pune me 12 prefektët e qarqeve, ku u diskutuan prioritetet e punës për periudhën në vijim, me fokus forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë së institucioneve në terren.

Gjatë takimit, ministri Lamallari theksoi se garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik, parandalimi dhe përballimi i emergjencave civile, veçanërisht zjarreve, si edhe funksionimi efektiv i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional, mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, për të cilët ministri kërkoi angazhim më të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk ka vend për administrim rutinë, por për koordinim të vazhdueshëm, reagim të shpejtë dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

Ministri Lamallari nënvizoi se qytetarët i vlerësojnë institucionet përmes sigurisë që ndiejnë në jetën e përditshme dhe cilësisë së shërbimeve që marrin, ndaj çdo strukturë duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësive të saj.

Në përfundim të takimit, ministri vlerësoi rolin e prefektit si përfaqësues i Qeverisë në territor dhe si hallkë kyçe në koordinimin e institucioneve, me qëllim garantimin e zbatimit të politikave publike dhe arritjen e rezultateve konkrete në interes të qytetarëve.

Marrë nga ATSH

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…