Malaj: Garancia sovrane rritet në 5 miliardë lekë, mbi 100 milionë euro për bujqësinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha sot në komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat se rritja e këtij instrumenti financiar do t’u mundësojë bizneseve të përfitojnë kredi me interesa më të favorshme, ndërsa shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë.


Fondi i garancisë sovrane është rritur nga 3 në 5 miliardë lekë, me synim rritjen e aksesit në financim për sektorin e bujqësisë dhe sektorët e tjerë të ekonomisë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha sot në komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat se rritja e këtij instrumenti financiar do t’u mundësojë bizneseve të përfitojnë kredi me interesa më të favorshme, ndërsa shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë.

“Përmes Aktit Normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Buxhetin e vitit 2026” rritëm fondin e garancisë sovrane nga 3 në 5 miliardë lekë. Kjo është bërë për të rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë, por edhe për të gjithë sektorët e ekonomisë, në mënyrë që të përfitojnë kredi me interesa më të buta dhe t’u garantohet kredia në masën 70%”, u shpreh Malaj.

Sipas ministrit, rreth 82% e ndërmarrjeve që punësojnë fuqinë punëtore në vend kanë nevojë për financim dhe kjo mbështetje synon të rrisë konkurrueshmërinë e tyre në raport me tregun europian.

“Është një mbështetje sot dhe një investim për të nesërmen, për përballjen me tregun europian”, tha Malaj.

Ai theksoi se viti 2026 do të sjellë një paketë të zgjeruar mbështetjeje për fermerët, përmes disa instrumenteve financiare.

“Në vitin 2026 kemi mbështetje si asnjëherë më parë për fermerët: garancia nga 3 në 5 miliardë lekë, mbështetje me grante prej 2 miliardë lekësh, skema e subvencioneve prej 3,2 miliardë lekësh dhe për herë të parë kemi skemën e kompensimit të TVSH-së. Të gjitha bashkë janë mbi 100 milionë euro në dispozicion të bujqësisë”, deklaroi ministri.

Malaj bëri të ditur gjithashtu se po vlerësohet mundësia e krijimit të një skeme kompensimi për fermerët e prekur nga fatkeqësitë natyrore.

“Po vlerësohet skema e kompensimit ndaj fatkeqësive natyrore. Po punohet dhe synimi është t’u vijmë në ndihmë atyre që përballen me këto situata”, përfundoi ministri i Financave.

Burimi ATSH

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…