Gonxhja: Hapet rruga për bashkëprodhime evropiane në seriale televizive

Industria audiovizuale shqiptare po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun ndërkombëtar.


Industria audiovizuale shqiptare po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun ndërkombëtar.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se, Shqipëria po avancon drejt miratimit të Konventës së Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin e Veprave Audiovizuale në Formën e Serialeve, një instrument që synon të krijojë një kuadër të përbashkët ligjor për bashkëpunime më të sigurta dhe më të barabarta mes producentëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë.

Miratimi i kësaj Konvente pritet të sjellë mundësi të reja për sektorin krijues në vend, duke i hapur rrugën realizimit të serialeve televizive në bashkëpunim me kompani evropiane, mbi rregulla të unifikuara dhe standarde ndërkombëtare.

Për producentët shqiptarë, kjo do të thotë më shumë mundësi për partneritete me industrinë audiovizuale jashtë vendit, ndërsa profesionistët vendas, nga skenaristët dhe regjisorët te aktorët dhe ekipet teknike, do të kenë më shumë hapësira për t’u përfshirë në projekte me shtrirje ndërkombëtare.

Konventa krijon gjithashtu kushte më të favorshme për qarkullimin dhe shpërndarjen e prodhimeve shqiptare në tregjet evropiane dhe më gjerë, duke forcuar pozicionin e Shqipërisë në industrinë kreative.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Qendra Kombëtare e Kinematografisë pritet të hapë skema të reja financimi edhe për serialet televizive. Kombinimi i mbështetjes financiare me sigurinë ligjore që ofron konventa përbën një bazë të rëndësishme për krijimin e projekteve të reja audiovizuale dhe për rritjen e industrisë së filmit e televizionit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis…