Gonzato: Të rinjtë duhet të jenë ndër shtytësit kryesorë të procesit të integrimit

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të mbrojnë gjithmonë të drejtat e tyre dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre.

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të mbrojnë gjithmonë të drejtat e tyre dhe të marrin në dorë të ardhmen e tyre.

Gjatë fundjavës, Ambasadori Gonzato zhvilloi një takim me të rinjtë në RinCamp, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Në bisedë me ta, ambasadori theksoi se të rinjtë nuk janë thjesht përfitues të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, por duhet të jenë ndër shtytësit kryesorë të këtij procesi.

“Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të sinqertë mbi mënyrën se si e shohin ata procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë që kanë për të ardhmen e tyre në BE”, u shpreh Gonzato.

Po ashtu, diskutimet u fokusuan edhe te mbështetja që Bashkimi Evropian u jep brezave të rinj, kompleksiteti i procesit të zgjerimit dhe mundësitë që ai sjell.

Burimi ATSH

Salla: Skema e sigurimeve në bujqësi, mekanizëm i ri për mbrojtjen e fermerëve nga fatkeqësitë natyrore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur se është drejt përmbylljes puna për ngritjen e një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia