
Pirdeni: Proces vlerësimi për të rritur eficiencën dhe zvogëluar riskun e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni informoi sot se ka nisur një proces i vlerësimit të riskut në sektorin e shëndetësisë, si për sa i përket riskut të korrupsionit në ofrimin e shërbimit të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve ashtu edhe riskut të korrupsionit në lidhje me menaxhimin e kontratave publike që lidhen me shëndetësinë.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni informoi sot se ka nisur një proces i vlerësimit të riskut në sektorin e shëndetësisë, si për sa i përket riskut të korrupsionit në ofrimin e shërbimit të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve ashtu edhe riskut të korrupsionit në lidhje me menaxhimin e kontratave publike që lidhen me shëndetësinë.
Në konferencën për shtyp, Pirdeni tha se “kjo sfidë na vendos përpara një detyrimi për të marrë në konsideratë faktin që ky është një sektor kompleks, është sektor i cili ka në vetvete dhe gjithashtu një impakt jashtëzakonisht të ndjeshëm tek qytetarët dhe për këtë arsye dhe niveli i prioritetit që ne i kemi dhënë dhe që po i japim këtij sektori dhe vlerësimi të riskut është i një rëndësie thelbësore”.
“Kemi nisur tashmë këtë vlerësim me Institutin e qeverisjes së Bazelit falë një mbështetje të dhënë nga qeveria zvicerane pikërisht duke marrë ekspertizën më të mirë europiane dhe për të evidentuar ato problematika që ne do duam t’i adresojmë në mënyrën më të mirë të mundshme për të rritur eficiencën dhe për të zvogëluar për pasojë dhe riskun e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë”, nënvizoi Pirdeni.
Pirdeni u shpreh se “një tjetër fushë është natyrisht fusha e mbledhjes së së të ardhurave publike sikurse janë tatimet dhe doganat. Një fushë për ne me rëndësi të veçantë por dhe me një nivel të lartë kompleksiteti përsa i përket evidentimit të riskut korruptiv. Pse? Sepse shpesh herë rastet e korrupsionit janë më vështirësisht të evidentueshme në këtë sektor. Duke qenë se dhe marrësi i shërbimit ose ai që është subjekt i veprimtarive inspektuese në këto fusha shpeshherë është dhe përfitues i një veprimtarie korruptive. Do të thotë që shpeshherë kjo është një situatë tipike winwin, ku të dyja palët përfitojnë nga një rast tipik potencial korrupsioni”.
Për këtë arsye, shtoi Pirdeni, dhe ne kemi nisur një proces vlerësimi së bashku me partnerët e projektit BE për mirëqeverisjen për t’u fokusuar në ato çështje të cilat mund të gjenerojnë potencialisht risk korruptiv si tek tatimet ashtu dhe tek doganat.
“Fokusi në fakt i fundit për nga radha po në fakt jo nga rëndësia është tek një nga fushat me natyrë horizontale sikurse është prokurorimi publik. E kemi përmendur disa herë dhe e përmendim shpesh herë sepse impakti i riskut korrupsionit nga prokurorimi publik sjell natyrisht një tjetër vlerë që duhet marrë në konsideratë sidomos duke pasur parasysh faktin që të gjithë sektorët kanë nevojë në një formë ose në një tjetër për të blerë shërbime për të prokuruar shërbime”, tha ajo.
Pirdeni u shpreh se “për këtë arsye fokusi ynë ka qenë nga njëra anë jo vetëm modernizimi i gjithë ciliit të prokurimit duke marrë parasysh dhe modelin që po krijohet aktualisht të zhvilluar me inteligjencë artificiale, por ne kemi nisur një proces me agjencinë e prokurorimit publik të evidentimit të atyre flamujve të kuq përgjatë gjithë hallkave të ciklit të prokurimit”.
“Kemi marrë në këtë kuadër një ekspertizë, do të thoja shumë të vlefshme nga partnerët tanë italianë sikurse është Agjencia Kombëtare kundër korrupsionit në Itali, të cilët kanë qenë përkrahë nesh përgjatë gjithë këtij procesi të vlerësimit të riskut. Pra, e gjithë kjo gamë e evidentimit të problematikave, të evidentimit të boshllëqeve, të evidentimit të atyre hapësirave që bëhen shkak për korrupsion janë në vëmendjen tonë të përditshme. Duke qenë të ndërgjegjshëm që natyrisht përtej punës që është bërë përgjatë gjithë këtyre viteve për të konsoliduar ofrimin e shërbimeve publike, për të konsoliduar mbi të gjitha atë formë dhe trajtë të ofrimit të shërbimit publik që nuk ka qenë më përpara sikurse ka qenë shërbimi publik drejtpërdrejtë në mënyrë digjitale në e-Albania”, tha Pirdeni.
Ministrja Pirdeni tha se kjo “çështje e vlerësimit e riskut dhe evidentimit të tij aty ku ai evidentohen janë edhe mbeten pjesë prioritare e vëmendjes tonë”.
Marrë nga ATSH



















