Edicioni i dytë i konferencës ndërkombëtare mbi artet dhe edukimin

Universiteti i Arteve të Tiranës zhvilloi Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin.


Universiteti i Arteve të Tiranës zhvilloi Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin.

Në konferencë u prezantuan rreth 95 punime shkencore nga rreth 105 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Italia dhe Greqia. Punimet u zhvilluan në sesione të dedikuara muzikës, trashëgimisë kulturore, edukimit, teatrit, aktrimit, koreografisë, arteve pamore dhe ndikimit të inteligjencës artificiale në art e kërkimin shkencor.

Konferenca kishte për qëllim promovimin e kërkimit shkencor dhe artistik, fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe nxitjen e dialogut ndërdisiplinor mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore të arteve.

Konkluzionet e sesioneve theksuan nevojën për një ndërveprim më të madh midis traditës dhe inovacionit, zgjerimin e përdorimit të teknologjive digjitale dhe inteligjencës artificiale në proceset krijuese dhe studimore, forcimin e kërkimit mbi trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve akademike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Konferenca dëshmoi se arti, edukimi dhe kërkimi shkencor përbëjnë dimensione të pandashme të zhvillimit kulturor bashkëkohor, duke forcuar rolin e Universitetit të Arteve si një qendër referimi për dialogun akademik dhe krijues në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…