Gonxhja inspekton punimet për restaurimin e Kullës së Turanit: Pjesë e itinerareve turistike e kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, inspektuan punimet për restaurimin e Kullës së Turanit, Monument Kulture i Kategorisë I.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, inspektuan punimet për restaurimin e Kullës së Turanit, Monument Kulture i Kategorisë I.

“Jemi këtu për të dhënë një tjetër lajm të mirë të prekshëm, që jo vetëm shpëtojmë një vlerë të trashëgimisë kulturore por edhe një atraksion që ka një vlerë turistike, por edhe identitare siç është Kulla e Turanit, një objekt shumë i rrezikuar, jo vetëm për të bërë ndonjë dëm ndaj vizitorëve, por edhe në kuptimin e humbjes së një vlere të jashtëzakonshme e të pakthyeshme”, tha ministri Gonxhja.

Ministri u shpreh se po kërkohen mundësi të tjera për ta rijetësuar, për të pasur kujdes të vazhdueshëm, që të ketë vlerë promocionale e turistike për zonën.

Kryebashkiaku Filo falënderoi ministrin për ndërhyrjen, që sipas tij ishte e domosdoshme, një kërkesë edhe e banoreve të fshatit Turan që ky objekt të restaurohej e mirëmbahej.

Monumenti me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike i është nënshtruar punimeve për restaurimin dhe konsolidimin.

Kulla e Turanit është një monument i përfshirë në listën e objekteve në rrezik të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë.

Ndërhyrjet, të financuara nga fondi i MTKS për rastet emergjente, përfshijnë konsolidimin e muraturave, trajtimin e çarjeve, restaurimin e kupolës dhe çatisë, si dhe përmirësimin e mbrojtjes nga lagështira.

Krahas shpëtimit dhe stabilizimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore të zonës, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e tij historike për brezat e ardhshëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis…