Demo: Numri i bashkive me sisteme funksionale për mbrojtjen e kafshëve të rrugës, ende i kufizuar

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo vlerësoi sot se bashkitë e Tiranës dhe të Korçës kanë ndërmarrë hapa pozitiv dhe kanë krijuar disa modele funksionale lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve shoqëruese.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo vlerësoi sot se bashkitë e Tiranës dhe të Korçës kanë ndërmarrë hapa pozitiv dhe kanë krijuar disa modele funksionale lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve shoqëruese.

Në një interpelancë të kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe lidhur me këtë çështje, Demo evidentoi problematikat dhe sfidat me të cilat përballen bashkitë, të cilat sipas tij, “në disa raste përballen edhe me mungesë fondesh”.

Demo u shpreh se “çështja e kafshëve të shoqërimit dhe menaxhimi i qenve e maceve të rrugës është një temë që prek drejtpërdrejt sigurinë publike, shëndetin publik, por dhe standardin e një shoqërie humane, moderne dhe të përgjegjshme, e cila në fakt duhet trajtuar në dy dimensione”.

Nga njëra anë sipas tij, qëndron përgjegjësia e atyre të cilët zotërojnë kafshë, dhe nga ana tjetër roli i institucioneve.

“Përgjegjësia për trajtimin e kësaj çështje është e ndarë qartë mes njësive të qeverisjes vendore dhe institucioneve veterinare shtetërore. Kuadri ligjor përcakton qartë rolin dhe detyrimet e bashkive në kontrollin dhe menaxhimin e kafshëve. Bashkitë kanë përgjegjësinë për planifikimin e fondeve, ngritjen e strukturave përgjegjëse, mbajtjen e regjistrave të identifikimit si dhe sigurimin e transportit, grumbullimit dhe bashkëpunimit për sterilizimin dhe vaksinimin e kafshëve të rrugës”, shtoi Demo.

Ndërkohë aspektet teknike veterinare si profilaksia, kontrolli i sëmundjeve, standardet veterinare dhe trajtimet specifike, sipas Demos, realizohen në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve si dhe strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Bujqësisë.

“Është një përgjegjësi institucionale e përbashkët që kërkon koordinim, planifikim dhe zbatim konkret të këtyre detyrave në terren. Sot kemi bashkitë e Tiranës dhe të Korçës, të cilat kanë ndërmarrë hapa pozitiv dhe kanë krijuar disa modele funksionale, por dhe në këto raste modelet e implementuara kanë nevojë për konsolidim dhe forcim të mëtejshëm”, tha Demo.

Në bashkitë e tjera, sipas tij, “kanë nisur proceset e vaksinimit, matrikullimit dhe identifikimit të kafshëve të rrugës, por sërish numri i bashkive që kanë arritur të ndërtojnë sisteme funksionale mbetet ende i kufizuar”.

Nga ana tjetër, Demo pranoi se “shumë njësi vendore vazhdojnë të përballen me mungesë fondesh, mungesë kapacitetesh profesionale dhe vështirësi në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore”.

“Pikërisht për këtë arsye ne po luajmë një rol koordinimi dhe monitorimi duke nxitur plotësimin e standardeve dhe praktikave në nivel vendor. Aktualisht, ne jemi duke analizuar një model organizimi në nivel qarqesh apo dhe më gjerë, për të krijuar shkallën e duhur të bashkëpunimit vendor me qëllim uljen e kostove dhe garantimin e një sistemi më eficent për trajtimin e kësaj problematike”, tha Demo.

Kjo, sipas tij, do të ndihmonte veçanërisht bashkitë me burime të kufizuara dhe kapacitete të kufizuara administrative, të cilat shpesh herë krijojnë vështirësi për sa i përket përballimit të kësaj sfide.

Por sipas Demos, “kjo problematikë nuk zgjidhet me masa të momentit dhe as me qasje arbitrare”.

“Ligji kërkon trajtim human, kontroll të popullatës përmes sterilizimit dhe vaksinimit, identifikim të kafshëve dhe respektim të standardeve. Prandaj sfida jonë sot është të ndërtojmë një qasje të koordinuar së bashku me bashkitë, me proaktivitetin e tyre dhe të ndihmojmë bashkitë për sa i përket kapaciteteve të domosdoshme që të arrijnë dhe të përmbushin këtë detyrim ligjor”, tha Demo.

Demo shprehu bindjen se edhe kjo interpelancë i shërben rritjes së ndërgjegjësimit institucional dhe gjendjen e formulës së duhur për sa i përket përfshirjes së bashkive të cilat kanë vështirësi në përballjen me këto sfida.

“Në fund përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, ndaj sigurisë publike, por dhe ndaj standardeve që duam të ndërtojmë si shtet europian dhe shoqëri humane”, tha Demo.

Demo shprehu bindjen se reforma territoriale do të fokusohet te rritja e kapaciteteve në nivel vendor dhe krijimin e shtratit të duhur për të pasur bashki që të arrijnë të plotësojnë me mekanizmat e tyre detyrimet ligjore, të cilat janë të qarta për të gjitha institucionet.

Burimi ATSH

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Alis kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizion 2026

Alis kualifikoi mbrëmjen e sotme Shqipërinë në finalen e Eurovizionit 2026 me interpretimin brilant të këngës “Nan”. Kështu, ai do…