Dhuka: Shqipëria po përgatit mbylljen e 10 kapitujve të parë të negociatave me BE-në

Shqipëria po hyn në një fazë intensive të përgatitjeve teknike për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa deri më tani ka përmbushur një pjesë të rëndësishme të detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja.


Shqipëria po hyn në një fazë intensive të përgatitjeve teknike për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa deri më tani ka përmbushur një pjesë të rëndësishme të detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja.

Kështu deklaroi ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, gjatë takimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) me temë “Shqipëria – në fazën e fundit të Rrugës Europiane” dhe “Diskutimi dhe miratimi i Raportit Vjetor të KKIE për vitin 2025 dhe Planit të Aktiviteteve për vitin 2026”.

Sipas Dhukës, hapja e të gjithë grupkapitujve ka shënuar kalimin nga faza politike e besimit ndaj Shqipërisë në fazën teknike, ekonomike dhe shoqërore të përmbushjes së detyrimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ajo bëri të ditur se BE-ja ka përcaktuar deri më tani 101 piketa mbyllëse për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Aktualisht po punohet intensivisht për të përgatitur teknikisht mbylljen e të paktën 10 kapitujve të parë, të cilët mbulojnë 27 nga 101 piketat në total, ndërsa puna vijon paralelisht edhe për të gjitha fushat apo kapitujt e tjerë”, deklaroi Dhuka.

Kryenegociatorja theksoi se, Shqipëria ka përfunduar në masë të madhe përgatitjet teknike për mbylljen e kapitujve 30 “Marrëdhëniet me jashtë”, 25 “Kërkimi shkencor” dhe 26 “Arsimi”, ndërsa pritet vlerësimi nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare.

Dhuka nënvizoi gjithashtu avancimin në kapituj të tjerë të rëndësishëm, si politika industriale, legjislacioni për shoqëritë tregtare, e drejta e pronësisë intelektuale, kontrolli financiar, prokurimi publik, politika monetare dhe shërbimet financiare.

Në fokus të procesit mbeten edhe kapitujt themelorë, të cilët ajo i cilësoi si garanci institucionale dhe politike për të gjithë procesin e anëtarësimit.

Sipas saj, Shqipëria ka përmbushur 24 piketa të ndërmjetme përmes 92 nismave të rëndësishme, me mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Europian, i cili tashmë ka dhënë rekomandime pozitive për progresin e bërë.

Dhuka vlerësoi edhe rolin e Kuvendit në miratimin e ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Ajo përmendi ndryshimet në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ligjet për lobimin dhe konfliktin e interesit.

Në fjalën e saj, Dhuka theksoi edhe rëndësinë e ligjeve të miratuara për të drejtat themelore, mbrojtjen nga diskriminimi, kujdesin alternativ dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Po ashtu, ajo vlerësoi nismat për mbrojtjen e gazetarëve dhe forcimin e lirisë së shprehjes përmes ndryshimeve në ligjin për median audiovizive dhe Kodin Penal.

“Shqipëria po ndërton një shtet më të aftë për të siguruar rendin, drejtësinë dhe standardet europiane. Themeloret janë prova politike dhe institucionale e seriozitetit të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, përfundoi Dhuka.

Marrë nga ATSH

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…