Elita e padelit botëror në Tiranë, Gonxhja: Shqipëria, konkurruese në arenën sportive ndërkombëtare

Shqipëria do të mirëpresë elitën e padelit botëror me turneun “FIP Platinum Albania 2026”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, në datat 26-30 maj, në sheshin “Skënderbej”.


Shqipëria do të mirëpresë elitën e padelit botëror me turneun “FIP Platinum Albania 2026”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, në datat 26-30 maj, në sheshin “Skënderbej”.

Në një konferencë të përbashkët me mediet, ku ishin të pranishëm ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja së bashku me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Luigi Carraro, tha se ky do të jetë një organizim nga më të rëndësishmit për peshën ndërkombëtare dhe specifikës që ka si aktivitet.

Ministri Gonxhja e cilësoi këtë aktivitet më shumë se një event sportiv.

“Është dëshmi konkrete e kapaciteve tona organizative, i vullnetit tonë për të qenë aktiv në kalendarin ndërkombëtar të sporteve moderne. Është një sinjal tjetër i një mikpritjeje të shkëlqyer për sportistët më të mirë të botës që shoqërohen nga trajnerët e elitës, ekspertë dhe nga medie ndërkombëtare”, tha Gonxhja.

Ministri u shpreh se tashmë Shqipëria është më e dukshme dhe më konkurruese në arenën sportive ndërkombëtare.

Padeli si një sport relativisht i ri, ka një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, në vende të Evropës e më gjerë. Ai është shndërruar në fenomen sportiv e social, duke kombinuar argëtimin e komunitetit me një gjenerim biznesi, promocioni dhe kuptohet se kjo rritje nuk është rastësi por rezultat i një specifike e natyre që ka ky sport që është i aksesueshëm, social e i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat.

Kreu i MTKS-se tha se, padeli kthehet në një mundësi dhe për ne, si një vend me shumë të rinj dhe me uri për të mësuar sporte të reja dhe për t’i praktikuar ato.

Një nga elementet më të rëndësishme të kësaj iniciative është dhe ndikimi afatgjatë i këtij eventi dhe në vëmendjen e MTKS ndaj infrastrukturës sportive që lidhet edhe me padelin.

Për zhvillimin e këtij turneu do të ketë 4 fusha, të cilat nuk do të jenë zgjidhje e përkohshme por një aset që do të qëndrojë në funksion të Federatës, si një bazë e domosdoshme për çuarjen përpara të këtij sporti në vendin tonë.

Ministri më pas renditi përfitimet e shumanshme që vijnë nga ky event: kontribuon në rritjen e vizibilitetit të Shqipërisë, promovon Shqipërinë si një destinacion i besueshëm për evente dhe për interes më të lartë turistik, transmetimi i ndeshjeve në platforma të huaja shërben si një dritare tjetër edhe më e madhe për të prezantuar vendin tonë në botë, si dhe ndikimi ekonomik, pasi evente të tilla gjenerojnë fluks vizitorësh e konsumatorësh. Këto përkthehen në të ardhura shtesë për ekonominë lokale.

“Fip Platinum Albania 2026 do të shërbejë si një pikë kthese në zhvillimin e sportit të padelit në Shqipëri, por do të krijojë dhe efekt zinxhir për të nxitur investime të reja publike dhe private”, tha ministri Gonxhja gjatë konferencës për mediet.

“Padeli para disa javësh është konfirmuar për të dytën herë, në programin e Lojërave Olimpike Evropiane. Herën e parë ndodhi në Poloni, ndërsa në 2027-ën do të zhvillohen në Turqi. Kjo do të jetë një mundësi për lojtarët shqiptarë që të maten me kampionët e tjerë”, tha presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Luigi Carraro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Themelohet “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim për zhvillimin e industrisë detare

Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë “FINCANTIERI”, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Themelohet “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim për zhvillimin e industrisë detare

Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë “FINCANTIERI”, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit…