Gonxhja: Koncert unik në Tiranë në Ditën e Evropës

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, mes të cilëve ishte ai sa i përket nderimeve të ditës së 9 majit, Ditës së Evropës, me anë të një eventi madhështor.

Ministri Gonxhja tha se do të zhvillohet një koncert i cili do të jetë unik, për nga rëndësia dhe përmasat e organizimit.

Koncerti do të zhvillohet në sheshin “Italia”. Risia e koncertit është se do të drejtohet nga i biri i kompozitorit të jashtëzakonshëm Ennio Morricone, i cili do të dirigjojë Orkestrën e RTSH, shoqëruar nga Kori i TKOBAP.

“Miratuam sot në qeveri një mbështetje të veçantë për buxhetin e MTKS që i dedikohet këtij eventi, i cili do të jetë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Institutin Italian të Kulturës dhe do të kemi një 9 maj akoma dhe më të bukur në Tiranë, në aspektin e jetës kulturore e artistike, si dhe sa i përket interesit turistik për kryeqytetin”, u shpreh ministri Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia