“EU4Forests”, 16 milionë euro për përafrimin e sektorit pyjor me standardet e BE-së

Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare, në partneritet me Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nisën EU4Forests

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato

Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare, në partneritet me Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nisën EU4Forests, një program prej 16 milionë eurosh për të forcuar menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj klimës në Shqipëri.

“EU4Forests” do të mbështesë gjithashtu Shqipërinë në përmbushjen e standardeve mjedisore dhe klimatike të BE-së, të cilat janë kyçe për procesin e saj të anëtarësimit në kuadër të Kapitullit 27.

Pyjet mbulojnë rreth 36 për qind të territorit të Shqipërisë dhe janë thelbësore për sigurinë e ujit, biodiversitetin, jetesën në zonat rurale, kontrollin e erozionit dhe rregullimin e klimës.

Megjithatë, përdorimi i paqëndrueshëm i tokës, prerjet e paligjshme, zjarrvëniet, shfrytëzimi i tepruar, mungesa e inspektimit dhe monitorimit, si dhe investimet e kufizuara kanë çuar në një rënie prej 32 për qind të volumit të pyjeve gjatë dy dekadave të fundit.

“EU4Forests”, i financuar nga BE (12.7 milionë euro), i bashkëfinancuar nga Italia (3 milionë euro) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (260 mijë euro), mbështet sektorin pyjor të Shqipërisë drejt menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, institucioneve më të forta dhe planifikimit afatgjatë.

Programi do të mbështesë ripyllëzimin, do të përmirësojë parandalimin e zjarreve dhe do të forcojë institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve. Një fokus i veçantë do të jetë në nivel lokal. Bashkitë do të marrin mbështetje për të zhvilluar plane të menaxhimit të pyjeve.

“EU4Forests” pasqyron angazhimin e fortë, të përbashkët dhe afatgjatë të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim dhe UNDP për të punuar së bashku në Shqipëri në sektorët e mjedisit, zonave të mbrojtura dhe reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë.

Duke folur në ceremoninë e çeljes se projektit, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh se “Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për përafrimin e kuadrit ligjor me acquis të Bashkimit Evropian, duke përfshirë ligjin e ri për pyjet dhe forcimin e institucioneve përkatëse”.

“Aktualisht po punojmë për ngritjen e Ndërmarrjes Shtetërore të Pyjeve, si një instrument kyç për menaxhim profesional dhe të qëndrueshëm. Një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare është krijimi dhe funksionalizimi i fidanishteve shtetërore, të cilat do të garantojnë prodhimin e materialit mbjellës cilësor dhe të certifikuar”, u shpreh ministri.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha se “’EU4Forests’ pasqyron angazhimin e fortë të Bashkimit Evropian për një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme të Shqipërisë”.

“Sektori pyjor i Shqipërisë ka nevojë për një shtysë vendimtare për t’u përafruar me standardet mjedisore dhe klimatike të BE-së dhe për të përmbysur efektet e shpyllëzimit, zjarreve dhe ndryshimeve klimatike. Projekti do të mbështesë ripyllëzimin dhe restaurimin e ekosistemeve, duke forcuar njëkohësisht institucionet, duke përmirësuar planifikimin afatgjatë të politikave dhe duke fuqizuar komunitetet lokale, duke siguruar një të ardhme më të gjelbër dhe rezistente ndaj klimës për Shqipërinë”, vlerësoi ambasadori.

Drejtoresha në detyrë e AICS Tirana, Letizia Fischioni rikonfirmoi “angazhimin e Italisë për të mbështetur Shqipërinë në sektorin pyjor, me vëmendje të veçantë ndaj parandalimit të zjarreve dhe mbrojtjes civile, si shtylla kyçe për qëndrueshmërinë mjedisore dhe menaxhimin e rrezikut”.

Ajo theksoi gjithashtu kontributin e Italisë, duke vënë në dukje se “ekspertiza e CREA-s dhe Fondacionit CIMA do të sjellë vlerë të shtuar në projekt dhe do të ndihmojë në arritjen e rezultateve konkrete në terren”.

Ndërsa përfaqësuesja e përhershme i UNDP-së ne Tirane, Randi Davis, theksoi qasjen e projektit të përqendruar tek njerëzit. “EU4Forests investon si në natyrë ashtu edhe tek njerëzit—duke ndërtuar qëndrueshmëri, duke krijuar mundësi dhe duke siguruar që pyjet të përfitojnë brezat që do të vijnë”, shtoi ajo.

Gjatë pesë viteve, projekti do të ofrojë mbështetje teknike dhe operacionale për të përmirësuar qeverisjen e pyjeve, duke përfshirë përafrimin me standardet e BE-së, forcimin e Sistemit të Informacionit Pyjor të Shqipërisë dhe ndërtimin e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal.

Ai do të mbështesë gjithashtu zhvillimin e 10 planeve të menaxhimit të pyjeve në nivel bashkie dhe një plan kombëtar për pyllëzim dhe ripyllëzim, së bashku me veprime konkrete për restaurimin e ekosistemeve dhe parandalimin e zjarreve në pyje. Do të organizohet gjithashtu një skemë grantesh për bashkitë për të mbështetur veprimet në nivel lokal, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar ndryshimin e sjelljes me qëllim mbrojtjen më të mirë të pyjeve.

Zbatimi do të udhëhiqet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe institucionet përkatëse publike, me bashkitë, komunitetet lokale, aktorët e sektorit privat—veçanërisht NVM-të në përpunimin e drurit—shoqërinë civile dhe akademike si partnerë kyç. Projekti promovon qasje pjesëmarrëse, partneritete publiko-private dhe mjete inovative, duke përfshirë monitorimin e bazuar në GIS dhe vlerësimin e rrezikut të zjarreve me mbështetje nga inteligjenca artificiale.

“EU4Forests” kontribuon në angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës së Gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Strategjisë së BE-së për Pyjet 2030 dhe kuadrit të bashkëpunimit rajonal, duke mbështetur si mbrojtjen e mjedisit ashtu edhe zhvillimin ekonomik, ndërsa çon përpara integrimin e Shqipërisë në BE.

Lamallari: Monitorim i shkeljeve rrugore me dronë dhe mjete inteligjente

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se sistemi i monitorimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Monitorim i shkeljeve rrugore me dronë dhe mjete inteligjente

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se sistemi i monitorimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit…