Salla në fermën e mjedrës në Maqellarë: Nxisim formalizimin, 10% kompensim për çdo shitje me faturë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në Maqellarë, ku u ndal në fermën e Qatip Dodës, pjesë e Shoqërisë së Bashkimit Bujqësor (SHBB) Dibra Fruit, ku vlerësoi modelin e bashkëpunimit dhe diversifikimit të prodhimit bujqësor.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në Maqellarë, ku u ndal në fermën e Qatip Dodës, pjesë e Shoqërisë së Bashkimit Bujqësor (SHBB) Dibra Fruit, ku vlerësoi modelin e bashkëpunimit dhe diversifikimit të prodhimit bujqësor.

Gjatë vizitës, ministri Salla theksoi se mbështetja për fermerët po orientohet drejt rritjes së prodhimit dhe formalizimit të tregut.

“Skemat mbështetëse dhe instrumentet fiskale janë ndërtuar për t’i dhënë fermerëve më shumë siguri dhe të ardhura të qëndrueshme. Kompensimi prej 10% i autofaturave është një mekanizëm konkret që shpërblen çdo shitje të formalizuar dhe ul kostot për fermerët”, u shpreh ai.

Gjatë bashkëbisedimit me ministrin, fermeri Doda tregoi se ka nisur vitin e kaluar për herë të parë kultivimin e mjedrës në 3 dynymë tokë dhe pret të rrisë prodhimin këtë sezon për shkak të kërkesës së lartë në treg.

“Këtë vit presim më shumë prodhim dhe treg më të sigurt. Mbështetja që marrim na ndihmon të investojmë dhe të zgjerohemi”, tha ai.

Ferma e Dodës shtrihet në 4 hektarë dhe përfshin edhe kultivimin e mollës, duke e kthyer në një model të integruar të prodhimit bujqësor. Ai është përfitues i Skemës Kombëtare dhe ka aplikuar sërish këtë vit, duke përfituar nga politikat që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë në sektor.

Ministri Salla nënvizoi se bashkëpunimi në struktura si SHBB Dibra Fruit është thelbësor për të rritur fuqinë negociuese të fermerëve në treg. “Organizimi në shoqata bashkëpunimi u jep fermerëve mundësi të aksesojnë tregje më të mëdha, të ulin kostot dhe të rrisin cilësinë e produkteve”, theksoi ai.

Sipas tij, rritja e prodhimit të kulturave si mjedra lidhet drejtpërdrejt me kërkesën në rritje dhe potencialin për eksport, duke e bërë këtë sektor një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

Burimi ATSH

Koçiu: Forcim i pjesëmarrjes së vajzave në transformimin teknologjik

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria ka një strategji që vendos vajzat dhe gratë në zemër të transformimit teknologjik,…

Global 360

Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Forcim i pjesëmarrjes së vajzave në transformimin teknologjik

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria ka një strategji që vendos vajzat dhe gratë në zemër të transformimit teknologjik,…