Përkujtohet në Tiranë Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Kineze e OKB-së

E pranishme në veprimtari, ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, tha se kinezishtja është një pjesë e rëndësishme e qytetërimit kinez dhe karakteret kineze mëshirojnë mençurinë e Lindjes.


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Kineze e OKB-së u përkujtua në Tiranë me një veprimtari të organizuar nga Instituti “Konfuci” dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në mjediset e këtij institucioni universitar. E pranishme në veprimtari, ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, tha se kinezishtja është një pjesë e rëndësishme e qytetërimit kinez dhe karakteret kineze mëshirojnë mençurinë e Lindjes.

“Kjo veprimtari shërben për një njohje më të mirë të Kinës”,- tha ajo.

Veprimtarinë e përshëndeti edhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. dr. Esmeralda Kromidha.


Foto nga CMG

“Gjuha kineze mësohet në Institutin “Konfuci”, pjesë e Universitetit të Tiranës, por është edhe pjesë e programeve universitare e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Të mësosh gjuhën kineze me një histori 5 mijë vjeçare, mëson të kaluarën tradicionale të Kinës, por edhe modernizimin e saj. Gjuha kineze njëkohësisht është edhe gjuhë e teknologjisë dhe e zhvillimit ekonomik. Ajo shërben si një urë lidhëse mes vendit tonë dhe Kinës”,- tha dekania Kromidha.

Studentë shqiptarë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Historisë si dhe studente kineze, që studiojnë gjuhën shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, u bënë pjesë e konkurseve të kulturës së çajit kinez, shkrimit të karaktereve kineze, si dhe u njohën me veshjet tradicionale kineze, me të cilat bënë fotografi të shumta. Ata shijuan çajin kinez, konkurruan në lojërat e organizuara në stendat e veprimtarisë dhe falë njohurive të tyre për gjuhën dhe kulturën kineze u shpërblyen me dhurata.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka gjashtë gjuhë zyrtare: arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, rusisht dhe spanjisht. Ajo shpalli në vitin 2010 nismën për festimin e Ditëve të Gjuhëve të OKB-së. Kjo nismë synon të festojë përdorimin e shumë gjuhëve dhe diversitetin kulturor, si dhe të promovojë përdorimin e barabartë të gjuhëve zyrtare brenda OKB-së. Më 20 prill të vitit 2010 u propozua Dita e Gjuhës Kineze, në përputhje me termin tradicional kinez “Shiu i Drithërave”, për të përkujtuar kontributin e Cangjie, shpikësit legjendar të shkrimit kinez.

Dita e Gjuhës Kineze është kthyer në një dritare për njerëzit që të njohin kulturën kineze. Çdo vit, rreth kësaj dite, në selinë e OKB-së në Nju Jork por edhe në shumë qytete anembanë botës organizohen aktivitete të ndryshme, si ekspozita arti, forume për mësimin e gjuhës kineze, ligjërata, si dhe prezantime të modës dhe operës tradicionale për të treguar bukurinë dhe pasurinë e gjuhës dhe kulturës kineze.

Në vitin 2009, UNESCO e përfshiu kaligrafinë kineze, e cila ka një histori prej më shumë se 3000 vjetësh, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei