Gonxhja: Po punojmë për thjeshtimin e procedurave të licencimit për agroturizmet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se po punohet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të thjeshtuar procedurat e licencimit të agroturizmave, në kuadër të “Paketës së Maleve”.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se po punohet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të thjeshtuar procedurat e licencimit të agroturizmave, në kuadër të “Paketës së Maleve”.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të sektorit të agroturizmit, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Gonxhja u shpreh se synimi i qeverisë është që procedurat të bëhen më të shpejta dhe më të lehta, duke shmangur barriera të panevojshme administrative.

“Për herë të parë shteti po lëviz më shpejt. Jemi në pritje të mendimit final nga grupet e interesit për vendimin, me qëllim që të mos krijojmë pengesa me kritere të ngurta si numri i tavolinave apo i karrigeve”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se çdo fermer duhet të ketë mundësi të zhvillojë aktivitet të integruar agroturistik, duke ofruar përvoja të plota për vizitorët, përfshirë produkte bujqësore, blegtorale dhe shërbime mikpritjeje.

Gonxhja nënvizoi rëndësinë e kulinarisë dhe produkteve vendase në zhvillimin ekonomik të zonave rurale dhe malore, duke shtuar se synohet rritja e produkteve lokale të përdorura në agroturizëm.

Gjatë takimit ai solli si shembuj të suksesshëm disa modele shqiptare të agroturizmit si “Mrizi i Zanave” dhe “Kazerma e Ceremit”, të cilat sipas ministrit kanë krijuar jo vetëm produkte turistike të qëndrueshme, por edhe ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe punësimin e familjeve në zonat rurale.

Sipas tij, këto modele tregojnë se agroturizmi mund të shndërrohet në një brand konkurrues, krahas atyre nderkombëtare, duke u zgjeruar në disa pika shërbimi dhe duke promovuar territorin shqiptar në mënyrë më të gjerë.

“Këto modele tregojnë se agroturizmi shqiptar mund të shndërrohet në një brand konkurrues, krahas atyre ndërkombëtare, të cilat natyrisht i duam, pasi e bëjnë ofertën tonë interesante në kryeqytet, si edhe në zonat malore dhe bregdetare”, u shpreh ministri Gonxhja.

Lexo më shumë nga

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…