Sala: Shëndeti i gruas prioritet kombëtar, përmirësim i cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë, dhe Mirëqenies Sociale prof. Evis Sala, e ftuar në Kongresin Ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Gjinekologëve dhe Obstetërve theksoi se shëndeti i gruas mbetet një prioritet kombëtar, me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.


Ministrja e Shëndetësisë, dhe Mirëqenies Sociale prof. Evis Sala, e ftuar në Kongresin Ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Gjinekologëve dhe Obstetërve theksoi se shëndeti i gruas mbetet një prioritet kombëtar, me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ajo nënvizoi se përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore duhet të shoqërohet me garantimin e aksesit të barabartë për të gjitha gratë, duke adresuar pabarazitë ndërmjet zonave urbane dhe rurale, si dhe grupeve të ndryshme sociale.

Ministrja Sala evidentoi se politikat shëndetësore janë të orientuara drejt forcimit të kujdesit të integruar për nënën dhe fëmijën, rritjes së aksesit në shërbime cilësore, standardizimit të praktikave klinike sipas udhëzimeve ndërkombëtare dhe investimeve të qëndrueshme në infrastrukturë dhe burime njerëzore.

Një vëmendje e veçantë, sipas saj, i është kushtuar programeve të kujdesit antenatal, depistimit për patologjitë më të shpeshta dhe forcimit të shërbimeve neonatale, si elementë kyç për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare dhe neonatale.

Duke u ndalur te sfidat aktuale, ministrja theksoi nevojën për një qasje më të avancuar dhe të integruar, përmes përdorimit të teknologjive të reja, rritjes së kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit të qendrave të specializuara.

“Qeverisja moderne në shëndetësi kërkon vendimmarrje të bazuar në evidencë dhe partneritet të ngushtë me profesionistët, duke vlerësuar këtë kongres si një shembull konkret ku shkenca dhe politika bashkëveprojnë për zhvillim dhe qëndrueshmëri”, theksoi ministrja.

Në këtë kuadër, ajo njoftoi nisjen e projektit PRISMA, në kuadër të programit MATHERNA, ndërmjet Qeverisë Shqiptare, Qeverisë së Italisë, Rajonit të Lombardisë, Autoritetit Lokal Shëndetësor Fatebenefratelli Sacco (ASST) dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim si një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…