Gonxhja: Zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas përfundimit të restaurimit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve pas përfundimit të restaurimit të plotë u zbulua fasada e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet.


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve pas përfundimit të restaurimit të plotë u zbulua fasada e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se përfundimi i restaurimit të fasadës shënon një moment të rëndësishëm në procesin kompleks të rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së II-të.

“Pas përfundimit të restaurimit të mozaikut monumental në kuadër të projektit të parë të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, tashmë finalizohet edhe ndërhyrja në të gjithë fasadën, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës dhe duke hapur rrugën për vijimin e fazave të mëtejshme të përforcimit struktural, rimuzealizimit dhe rikonceptimit të institucionit”, theksoi Gonxhja.

Në shkurt të këtij viti Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit nënshkroi me Bankën Evropiane të Investimeve, marrëveshjen për një grant asistence teknike prej 350 mijë eurosh.

Granti do të mundësojë shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një objekt trashëgimie i Shqipërisë i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Granti do të financojë përgatitjen, projektimin dhe rishikimet teknike të projektit, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe prokurimin e projektit.

Përmes këtij financimi do të zhvillohet faza e dytë të përditësimit të projektit, duke garantuar përgatitjen dhe projektimin teknik të të gjithë rikonstruksionit të brendshëm, rishikimet e detajuara, zbatimin e muzeumit të ri, si edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin profesional të çdo etape të tij.

Ky proces do të sigurojë që restaurimi e rinovimi të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë, rijetësimit profesional, efikasitetit energjetik dhe qëndrueshmërisë ndaj kushteve klimatike e flukseve të vizitorëve.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ai është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar ka shtatë pavijone: Lashtësia, me 585 objekte; Mesjeta, me 217 objekte; Ikonografia, me 90 objekte (nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 janë objekte liturgjike kishtare); Rilindja Kombëtare, me 230 objekte; Pavarësia, me 142 objekte, etj.

Burimi ATSH

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…