Sala: Digjitalizim i sistemit farmaceutik, akses të qytetarëve në barna cilësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë sot në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike, që këtë vit përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë sot në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike, që këtë vit përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Sala tha se “ky përvjetor është një mundësi e mirë për të vlerësuar rrugën e bërë deri më sot, por edhe për të parë me realizëm sfidat që kemi përpara”.

“Sektori farmaceutik është një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor. Për këtë arsye, forcimi i tij mbetet një prioritet kombëtar, me një objektiv të qartë: garantimin e aksesit të qëndrueshëm të qytetarëve në barna cilësore, të sigurta dhe efektive”, tha Sala.

Ministrja Sala nënvizoi se janë ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të reformimit dhe modernizimit të sistemit farmaceutik, me synimin për të kaluar drejt një modeli më transparent, më efikas dhe më të digjitalizuar.

“Ky proces është thelbësor për të rritur besimin, për të përmirësuar shërbimin dhe për të garantuar funksionim më të qëndrueshëm të tregut. Një nga prioritetet tona është përmirësimi i aksesit në barna inovative, duke synuar jo vetëm futjen e tyre në treg, por edhe shkurtimin e kohës së aksesit për pacientët, në përputhje me praktikat më të mira evropiane”, vijoi ajo.

Ndër të tjera, Sala nënvizoi se sistemi kërkon politika të balancuara, midis aksesit, çmimeve të përballueshme dhe qëndrueshmërisë së tregut farmaceutik.

“Kjo kërkon vendimmarrje të kujdesshme dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët. Në këtë drejtim, dialogu i hapur me industrinë farmaceutike, profesionistët e fushës, dhe të gjithë përfaqësuesit e sistemit mbetet thelbësor për ndërtimin e politikave efektive dhe afatgjata”, theksoi Sala.

“I rëndësishëm mbetet edhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar, sfida si mungesat e barnave apo zinxhirët e furnizimit kërkojnë koordinim të ngushtë dhe qasje të përbashkët sidomos për tregjet të vogla si ne’, tha Sala, ndërsa shtoi se ka pasur ndryshime konkrete, të prekshme ku ju referua miratimit të VKM-së së re të çmimit të barnave.

“E gjitha me synimin për ta bërë atë më realiste dhe më të përshtatur me dinamikat e tregut dhe vështirësitë që hasin kompanitë farmaceutike. Qëllimi është ndërtimi i një sistemi më të qëndrueshëm dhe më të parashikueshëm, në interes si të pacientëve, ashtu edhe të aktoreve të tregut”, pohoi ajo.

Sala tha se “në qendër të çdo reforme dhe çdo vendimmarrjeje mbetet pacienti. Objektivi ynë është të garantojmë barazi në akses dhe të përmbushim sa më mirë nevojat terapeutike të çdo qytetari”.

“Në këtë kontekst, roli i farmacistit është gjithnjë e më i rëndësishëm. Ai nuk është më thjesht një hallkë e shpërndarjes së barnave, por një profesionist kyç në kujdesin ndaj pacientit dhe në përdorimin e sigurt dhe racional të tyre”, shtoi Sala, ndërsa theksoi se po punohet për rishikim tërësor të legjislacionit për barnat në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian, si një hap i rëndësishëm për rritjen e standardeve dhe forcimin e sigurisë në treg.

Ministrja Sala e cilësoi këtë konferencë si një mundësi të mirë për të shkëmbyer mendime, për të ndarë përvoja dhe për të ndërtuar bashkëpunime konkrete për të ardhmen e sektorit farmaceutik në vendin tonë dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Rama në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës: Shqipëria nga “njollë e errët”, në destinacion të preferuar turistik të rinisë spanjolle

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë, u prit sot në Barcelonë në Dhomën e Tregtisë së…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës: Shqipëria nga “njollë e errët”, në destinacion të preferuar turistik të rinisë spanjolle

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë, u prit sot në Barcelonë në Dhomën e Tregtisë së…